0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për një tortë Ø 22 cm ose 24 mini kek::
380 gr miell për ëmbëlsira
300 gr sheqer
115 gr gjalp
240 ml vaj luledielli
240 ml dhallë
4 vezë të mëdhaja
2 lugë çaji kakao
1 lugë çaji uthull e bardhë rrushi
1 lugë çaji sodë buke
1 lugë çaji pluhur pjekës
1/2 lugë çaji kripë
1 pako e vogël vanilje
2 lugë çaji (e kuqe) ngjyrues ushqimor
...për kremin e djathit:
500 gr krem djathi
250 gr gjalp në temperaturë ambjenti
250 gr sheqer pluhur
1 pako e vogël vanilje

Nutritional information

5 gr
Proteina
22 gr
Yndyrna
57 gr
Karbohidrate
435
Kalori për një minikek
Mini kek Red Velvet

Mini kek Red Velvet

Kjo është receta ime e preferuar për Red Velvet: shumë e butë, e lagësht, me shije gjalpi dhe kakao dhe e mbushur me një krem të shijshëm djathi!

Cuisine:

Ingredients

  • ...për një tortë Ø 22 cm ose 24 mini kek::

  • ...për kremin e djathit:

Directions

Share

Përpara se të fillojmë pregatitjen e recetës, duhet të kemi parasysh që të gjithë përbërësit duhet të jenë në temperaturë ambjenti.

 

 

(Visited 81 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Parangrohim furrën në 180°C.

Veshim me letër furre një formë të rrumbullakët torte me hapje me diametër 24 cm, ose nëse duam të pregatisim mini kek (cupcake), vendosim në tavën me gropëza letrat përkatëse.

2
Done

Bashkojmë fillimisht përbërësit e thatë duke i situr një nga një: miellin, sodën e bukës, pluhurin pjekës, kripën dhe kakaon. I përziejmë mirë dhe i lëmë mënjanë.

3
Done

Rrahim gjalpin me sheqerin me ndihmën e një mikseri elektrik me shpejtësi të lartë për rreth 1 minutë. Shtojmë vajin e lulediellit, vaniljen, të verdhat e vezëve dhe uthullën dhe vazhdojmë rrahjen edhe për 2 minuta të tjera. I shtojmë përbërësit e thatë, dhallën, ngjyruesin ushqimor dhe vazhdojmë rrahje me shpejtësi të ulët derisa të formohet brumi.

Rrahim në një enë të veçantë të bardhat e vezëve dhe ja shtojmë brumit duke e përzierë me delikatesë me ndihmën e një spatule silikoni nga poshtë lartë në mënyrë që të mos bjeri vëllimi.

4
Done

E hedhim brumin nëpër format e cupcake, apo në tavën e rrumbullakët dhe e pjekim për 30-35 minuta, duke bërë gjithmonë provën e kunjës së dhëmbëve e cila duhet të dali e pastër nga qendra e kekut. Kekët e vegjël kanë nevojë për rreth 20-25 minuta pjekie. E lëmë të ftohet plotësisht ndërkohë që pregatisim kremin.

5
Done

Rrahim kremin e djathit  me gjalpin me ndihmën e një mikseri me shpejtësi të lartë për rreth 2 minuta. Shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe vazhdojme rrahjen derisa kremi të rezultojë homogjen.

Pasi keku të jetë ftohur (ose cupcake), i zbukurojmë me kremin e përftuar sipas dëshirës. E fusim në frigorifer për të paktën 1 orë përpara se ta konsumojmë.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Fileto dreri në tigan
next
Shportëza pete sfoljatë të mbushura
previous
Fileto dreri në tigan
next
Shportëza pete sfoljatë të mbushura

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here