Përbërësit
-
1 kg patate
-
2 thelpinj hudhër
-
2 degë rozmarinëose sherebelë
-
3 lugë gjelle vaj ulliri
-
kripë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Patatet e lara dhe të qëruara i presim në kubik të mëdhenj dhe i vendosim në një enë me ujë të ftohtë për rreth gjysmë orë. Në këtë mënyrë ato humbasin shumicën e niseshtes së tyre, gjë e cila i bën më krokante në sipërfaqe. Pasi ia kemi ndërruar ujin disa herë, i shplajmë dhe i vëmë të ziejnë për 10 minuta në tenxhere me ujë të vluar. |
2
Kryer
|
I kullojmë, i vendosim në një tavë të shtruar me letër furre, shtojmë thelpinjt e hudhrës të shtypur, rozmarinën ose sherebelin, vajin e ullirit dhe pak kripë. Mundohemi që me patatet të formojmë vetëm një shtresë; në këtë mënyrë do të piqen njëtrajtësisht sipër dhe poshtë. I lëmë të gatuhen në furrë të nxehtë në 200°C për rreth 20 minuta, derisa të kenë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. Në momentin e servirjes heqim thelpinjt e hudhrave dhe degët e rozmarinës dhe i shërbejmë akoma të nxehta. Të drejtat e imazhit i përkasin: kitchensanctuary.com |
6 komente Fsheh komentet
Me pelqen.
Faqe shume e mire.
Nuk me pelqejne keto patate nuk i dua kokerr i dua prerje te holla per tu skuqur, si gatuhen ne furre jo ti skuqesh ne tigan por ne furre…
Eeeeeeeeeeeeeem
Lepuri im i shkelqyer. Receta juaj e paprovuar nga shijet e mia.
E pa pare dhe e shijshme