0 0
Pica të vogla me krem djathi

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për 25 pica të vogla:
250 gr miell 00
250 gr krem djathi
50 gr gjalp
kripë
..për mbushjen:
salcë domatesh
djathë mocarela
rigon i thatë

Nutritional information

6 gr
Proteina
7 gr
Yndyrna
8 gr
Karbohidrate
122
Kalori për një picë

Pica të vogla me krem djathi

Picat me krem djathi pregatiten në vetëm 30 minuta dhe janë zgjidhja ideale nëse keni të ftuar për darkë dhe doni të pregatisni antipasta të vogla, por të shijshme.

Features:
  • Vegjetariane
Cuisine:

Ingredients

  • ...për 25 pica të vogla:

  • ..për mbushjen:

Directions

Share
(Visited 71 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Vendosim në robotin e kuzhinës kremin e djathit, miellin, gjalpin dhe pak kripë dhe i përziejmë derisa të formohet një top brumi. Nëse brumi ngjit në duar, shtojmë edhe pak miell. E punojmë pak me dorë, e mbështjellim me qese celofoni dhe e vendosim në frigorifer për rreth 20 minuta në mënyrë që hapja e tij të jetë më e lehtë.

2
Done

Pasi të ketë kaluar kjo kohë, e hapim brumin në tavolinën e punës të lyer me pak miell dhe formojmë pica të vogla me ndihmën e një forme të rrumbullakët ose të një gote (madhësia sipas dëshirës). I vendosim picat në një tavë të shtruar me letër furre, i lyejmë me një lugë të vogël salcë domatesh, i spërkasim me pak rigon/borzilok dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 5 minuta. Pas kësaj, i nxjerrim nga furra, shtojmë pak djathë mocarela të grirë, dhe i pjekim sërisht për 10 minuta të tjera. I shërbejmë të ngrohta.

3
Done

*Këshillë:

Sipas dëshirës picave mund ti shtoni çfarë të dëshironi: copëza proshute, cironka, ullinj, kaperi, salçiçe, domate të thara etj.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Sallatë me fasule të kuqe
next
Fileto pule të skuqura me galetë
previous
Sallatë me fasule të kuqe
next
Fileto pule të skuqura me galetë

5 Comments Hide Comments

me falni mundet dikush tme beje dallimin ne mes djathit filadelfia dhe djathit mozzarela. se skam nga keto ane dhe se kuptoj per cilin lloj te djathit behet fjale..

jan 2 gjera shume te ndryhsme era, djathi filadelfja vjen si gjis ne form kremi mund te lyesh dhe buken

jane te shijshme me arome tunduese shija eshte magjike e lehte dhe e adhurueshme per te gjithe pica te vogla me filadelfia nga bred pid

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here