0 0
Japrak me gjethe rrushi

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Nutritional information

6 gr
Proteina
52 gr
Yndyrna
53 gr
Karbohidrate
690
Kalori për racion

Japrak me gjethe rrushi

Features:
  • Pa laktozë
  • Vegjetariane
Cuisine:

Ingredients

Directions

Share
(Visited 189 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Si fillim, lajmë mirë gjethet e rrushit dhe i ziejmë në ujë të vluar me kripë për rreth 5 minuta. I heqim nga uji duke i kulluar, i fshijmë mirë dhe i vendosim në tavolinën e punës.

2
Done

Ndërkohë pregatisim mbushjen: skuqim në vaj ulliri qepën dhe hudhrën të prera hollë derisa të zbuten. Shtojme orizin, menten, koprën, majdanozin, kripën, pak piper dhe duke i shtuar gjysmë gote ujë të nxehtë i lëmë të ziejnë për rreth 10 minuta duke i përzierë herë pas here në mënyrë që orizi të mos ngjitet.

Masën e përftuar e lëmë të ftohet, dhe kur të jetë ftohur vendosim nga ajo një lugë të vogël mbi çdo gjethe rrushi në ekstremitetin aty ku gjendet këmba. E mbyllim gjethen fillimisht anash më pas e rrotullojmë që të mos dal mbushja.

3
Done

Në një tavë të thellë rendisim japrakët njëri pas tjetrit dhe shtojmë gjysmë gote ujë me kripë dhe me lëng limoni. E mbyllim me kapak dhe i fusim në furrë në temperaturë 120 gradë për 1 orë e gjysmë. I servirim të ftohta.

4
Done

*Këshillë:

Nqs përdorni gjethet e rrushit në kuti, lërini në ujë për të paktën 12 orë, kullojini dhe fshijni mirë. Nqs nuk keni gjetur gjethe rrushi, japrakët mund të pregatiten gjithashtu me gjethe lakre të cilat i ziejmë fillimisht. Për më tepër kjo antipastë është e përkryer për të shoqëruar pjatat e peshkut.

Të drejtat e imazhit i përkasin: antepsofrasi.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Salcë xaxiqe
next
Supë krem me brokoli
previous
Salcë xaxiqe
next
Supë krem me brokoli

3 Comments Hide Comments

pershendetje!dua tju them se japraket jane kuzhine turke,vete emri i tyre e trgon kete.ne elbasan thoshin:ti besh ma shoke e ti hash vetem ,kaq te mire jane!me ato 12 gjethe qe thoni ju sia vlen mundimi,per te zene nje dhemb thoni ju…

po mire moj dhurata,ti mund te gatuash sa te duash,s’te ka vene njeri kufi:)kjo recete eshte per orientim,nuk do te thote qe aq duhet te besh..sa per origjinen as ti nuk ke shume te drejte sepse kjo recete nuk eshte as greke as turke por arabe,po ske faj se edhe turqit nga ata i kane mare:)mua personalisht me pelqejne shume te dyja,si turke si arabe,kane shume gjera te shijshme.

flm per kete website,eshte goxha mire,me pelqen shume..

Me pelqejne japraket por ne Elbasan vendosim edhe spinaq, qepe te njoma, nenexhik, lepjete.

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here