0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 pandispanjë me kakao
100 ml krem pana për ëmbëlsira
200 gr krem maskarpone
400 gr qershi
70 gr sheqer
35 gr sheqer pluhur
3 lugë gjelle liker qershie (Kirsch apo tjetër)
Kupa me pandispanjë dhe qershi

Kupa me pandispanjë dhe qershi

Cuisine:

E pregatitur në kupa qelqi, apo akoma më mirë në gota të gjata cilindrike, kjo recetë përbëhet nga shtresa pandispanje me kakao, qershi, pana dhe maskarpone. Një zgjedhje ideale për të ëmbëlsuar ditën tuaj apo atë të miqve.

  • 30 Min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share
(Visited 16 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Në një tas rrahim maskarponen, panën, sheqerin pluhur dhe e vendosim në frigorifer.

Qershive i heqim bërthamën dhe i ziejmë në 200ml ujë bashkë me sheqerin dhe kanellën në zjarr të ulët për rreth 8 minuta. Ndajmë kokrrat e qershisë veç nga shurupi dhe i lëmë të dyja të ftohen. Kur shurupi të jetë ftohur plotësisht, i shtojmë likerin e qershisë dhe e perziejmë.

2
Done

Presim pandispanjën sa madhësia e gotës (diametri) dhe e vendosim në fund të çdo kupe. Shtojmë nje shtresë krem me maskarpone, disa qershi dhe e përsërisim dhe një herë procedurën duke formuar dy shtresa. I vendosim kupat në frigorifer për të paktën 2 orë përpara se ti servirim.

Në fund mund ta zbukurojmë sipërfaqen me pak kakao apo me copëza të vogla çokollate.

Të drejtat e imazhit i përkasin: www.pinterest.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

Featured Image
previous
Kungulleshka të mbushura me ton
next
Copëza pule të pjekura krokante
Featured Image
previous
Kungulleshka të mbushura me ton
next
Copëza pule të pjekura krokante

3 Comments Hide Comments

pershendetje desha te bej nje pyetje me qfar pije jo alkoolike mund ta zevendesojme likerin pasi qe une nuk konsumoj pijet alkoolike. ju falemderit per mirkuptim dhe pres nje pergjigjje nga unegatuaj.com

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here