Tag Archives: Ëmbëlsira me lugë

Sultjash

  • Racione: 8 persona (8 kupa)
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sa here im shoq me kerkon ti pregatis sultjash (nje nga embelsirat e tij me luge te preferuara) menjehere ne mendjen time deshifrohet si pilaf me qumesht dhe sheqer (blaaaah!) Mbase kjo lidhet me faktin qe edhe ne kopesht e urreja si embelsire dhe me benin ta haja me zor. Kjo derisa nje dite lexova receten e mikeshes sime Ballakumes… Ta provojme njehere, thashe me vete! Ballakumja siper i ka shtuar reçel luleshtrydhe, nderkohe une e shoqerova me reçel manaferre te cilin ime me e pregatit me shumice ne muajin gusht. Dhe rezultati ishte uaaauuuu! Prandaj kjo recete eshte per te gjithe ju qe ashtu si une NUK e pelqeni sultjashin!

Perberesit

  • 200gr oriz
  • 8 luge gjelle sheqer kaf
  • 1.5l qumesht
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1/2 limoni
  • reçel per shoqerim (luleshtrydhe, manaferre etj)

Ziejme orizin ne rreth 1.5liter uje pa kripe per 20 minuta derisa te zbutet plotesisht dhe ta kete thithur  komplet ujin. Shtojme qumeshtin, lekuren e limonit, sheqerin, ulim zjarrin ne minimum dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe mos te na ngjitet ne fund te tenxheres. Ne fund shtojme edhe vaniljen pluhur.

E shperndajme sultjashin neper kupa (tasa) dhe e leme te ftohet plotesisht. Perpara se ta servirim, i hedhim siper nje apo dy luge nga reçeli yne i preferuar.

Foto dhe receta te Ballakumes (me disa modifikime te vogla): http://ballakumeelbasani.blogspot.al

Advertisements

Embëlsirë e freskët me kos dhe kajsi

Embelsire e fresket me kos dhe kajsiReceta e meposhtme i ka te gjitha karakteristikat e veres: e fresket, e pregatitur me fruta biologjike dhe shume e shpejt ne gatim. Eshte ideale per tu konsumuar ne mengjes pasi i permban te gjitha vlerat ushqyese qe keni nevoje. Provoni te zevendesoni kajsite me cdo lloj fruti qe ju pelqen!
Perberesit

  • 300gr kos i trashe grek
  • 12 kajsi te vogla te forta
  • 1 luge mjalt
  • fruta te thata: fistik/lajthi/bajame etj
  • gjethe mente per zbukurim

…per shurupin

  • 250ml uje
  • 50gr sheqer pluhur
  • 1 luge mjalt
  • pak kanelle

Lajme shume mire kajsite e vogla dhe i ndajme ne dy pjese duke i eleminuar berthamen.

Pregatisim shurupin duke vendosur ne nje tenxhere ujin, sheqerin pluhur, mjaltin dhe shume pak kanelle. Ne momentin qe shurupi ka filluar zierjen, hedhim ne te kajsite dhe i leme ne zjarr te ulet per maksimumi 5 minuta.

I heqim nga zjarri, marrim 8 kajsi (dmth 16 gjysma) dhe i kalojme ne mikser bashke me nje luge mjalt. E bashkojme pure’ne e kajsive me kosin grek dhe e shperndajme ne kater tasa te vegjel. Siper i zbukurojme me 2 gjysma kajsishe, fisitik ne copeza te vogla dhe ndonje gjethe mente. I vendosim ne frigorifer per minimumi 1 ore perpara konsumimit.

*Keshille: Kete embelsire mund ta pregatisini edhe me kajsi te thata te cilat i keni lene ne uje te ngrohte per rreth 15 minuta, apo ne dimer me komposto kajsishe.

Kupa me luleshtrydhe dhe kek të shkrifët

Kupa me luleshtrydhe dhe kek te shkrifetKupat me luleshtrydhe dhe kek te shkrifet, jane nje embelsire shume e shijshme dhe e lehte tipike te kuzhines Amerikane. Le te shfrytezojme edhe per pak kohe kete periudhe kur luleshtrydhet jane te kuqe dhe plot leng!

Perberesit

…per kekun e shkrifet

  • 120gr miell 00
  • 20 gr sheqer
  • 60gr gjalp te ftohte
  • 100ml qumesht ne temperature ambjenti
  • 1/2 luge gjelle pluhur pjekes
  • nje maje luge te vogel kripe

…per luleshtrydhet e marinuara

…per kremin

Bashkojme ne nje tas luleshtrydhet e prera ne feta me sheqerin, e mbulojme tasin me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes; ne kete menyre luleshtrydhet do te marinohen ne menyre natyrale.

Ne nje tjeter tas, bashkojme miellin e situr, sheqerin, pluhurin pjekes dhe pak kripe duke i perziere mire. Shtojme gjalpin e prere ne kubik te vegjel dhe me ndihmen e nje mikseri elektrik i bashkojme perberesit derisa te formohet nje brum i trashe (nuk eshte problem nese ne brum ngel ndonje cope e vogel gjalpi). Shtojme pak nga pak qumeshtin dhe vazhdojme rrahjen me pirun derisa brumi te zbutet.

E transferojme brumin ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e punojme lehtesisht me dore per 3-4 here derisa te behet i njetrajtshem. Me ndihmen e nje okllaie, hapim nje pete me trashesi rreth 1/2cm dhe me ane te formave rrethore per biskota (ose mund te perdorim nje gote te vogel) formojme rreth 16 rrathe. I vendosim biskotat ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per 8-10 minuta, apo derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe.

Nderkohe rrahim panen per embelsira me ndihmen e mikserit elektrik derisa masa te mos bjere nga ena.

Kur keket e vegjel te jene pjekur, i leme per disa minuta ne temperature ambjenti dhe me pas fillojme me pregatitjen e kupave qe do te servirim; vendosim nje cope kek ne pjesen e poshteme te kupave, e lagim me nje luge luleshtrydhe dhe shurupin e tyre, nje luge krem pana dhe keshtu me rradhe duke e zbukuruar ne fund me pana dhe luleshtrydhe.

Ne rast se kupat nuk i servirim menjehere, i vendosim ne frigorifer

Krem maskarpone me fruta pylli

Krem maskarpone me fruta pylli

Kremi maskarpone i shoqeruar nga frutat e pyllit, eshte nje embelsire me luge shume e fresket dhe me perberes te thjeshte, ideal per tu shijuar ne nje dite te nxehte.
Perberesit

Rrahim me pirun ne nje tas kremin maskarpone me 2 luge qumesht derisa te hollohet pak, shtojme sheqerin pluhur, vaniljen dhe i perziejme mire.

Ne nje tjeter tas, rrahim panen per embelsira me ndihmen e nje mikseri elektrik dhe ja shtojme dalengadale kremit me maskarpone duke e perziere me kujdes nga poshte lart ne menyre qe te mos bjere volumi.

E ndajme kremin e perftuar neper kupa te vogla qelqi te cilat i vendosim ne frigorifer per 2-3 ore.

Nderkohe perziejme frutat e pyllit me sheqerin normal, me lengun dhe lekuren e limonit dhe i leme te marinohen ne frigorifer.

Ne momentin e servirjes, nxjerrim kupat me krem nga frigoriferi dhe i hedhim siper 1-2 luge fruta pylli te marinuara.

*Keshille: Nese perdorim fruta pylli te ngrira, pasi te jene shkrire plotesisht ne temperature ambjenti, i vendosim ne tigan bashke me sheqerin normal ne zjarr shume te ulet duke i perziere shpesh; ne kete menyre do te humbasin ujin e tepert

Krem me kos dhe luleshtrydhe

Krem me kos dhe luleshtrydheKremi me kos dhe luleshtrydhe, i servirur neper kupa te vogla dhe i zbukuruar me luleshtrydhe, eshte nje embelsire teper e shijshme me luge dhe qe pregatitet ne shume pak kohe. Mund ta ruani ne frigorifer, dhe ta konsumoni kur te deshironi.

Perberesit

  • 4 te verdha vezesh shume te fresketa
  • 250gr kos frutash me luleshtrydhe
  • 750gr pana per embelsira e rrahur (pa sheqer)
  • 1 e bardhe veze e rrahur shume mire me pak kripe
  • 600gr luleshtrydhe
  • 5 luge sheqer
  • 1 gote te vogel xhin (nese kete embelsire ja servirni femijeve, mund ta eleminoni)
  • 1 pako e vogel vanilje
  • 2 biskota savoiardi

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik te verdhat e vezeve me 3 luge sheqer derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Ketij kremi i shtojme kosin me luleshtrydhe, panen e rrahur per embelsira dhe te bardhen e rrahur te vezes, duke i perziere me delikatese nga poshte lart ne menyre qe shijet te bashkohen sa me mire me njera tjetren dhe volumi i kremit te mos bjere. Shtojme se fundi edhe biskotat savoiardi te ndara ne copa dhe vaniljen duke i perziere edhe per pak çaste. E ndajme kremin neper tasa te vegjel te cilet i vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore.

Pastrojme shume mire luleshtrydhet duke i lare nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme me letra kuzhine, i heqim gjethet dhe i ndajme ne dy pjese ose i presim ne feta. I vendosim ne nje pjate te madhe, i sperkasim me 2 luge sheqer te mbetur, i lagim me xhin dhe i leme te marinohen per minimumi 10 minuta.

Ne momentin e servirjes, e zbukurojme kremin me fetat e luleshtrydhes dhe e sperkasim me lengun qe ato kane leshuar.

Puding me çokollatë dhe amareta

Puding me cokollate dhe amaretaPudingu me çokollate dhe amareta eshte nje embelsire me luge teper e thjeshte ne pregatitje, e cila mund te konsumohet mjaft mire si e ngrohte ashtu edhe e ftohte.
Perberesit

  • 500ml qumesht
  • 100gr çokollate te zeze
  • 80ml pije amaretto
  • 30gr biskota amareta
  • 50gr gjalp
  • 1 luge te vogel miell
  • 2 luge te vogla sheqer integral (ngjyre kafe)
  • 1 pako te vogel vanilje

Vendosim qumeshtin per tu ngrohur ne nje tenxhere ne zjarr te ulet.

Ne nje ene, bashkojme sheqerin, vaniljen dhe miellin dhe ja shtojme dalengadale qumeshtit te vaket duke e perziere per 2-3 minuta derisa kremi te filloje te trashet. Shtojme pijen amaretto dhe vazhdojme perzierjen derisa kremi te kete arritur trashesine e deshiruar. E heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojme çokollaten e zeze te prere ne copeza te vogla dhe gjalpin.

E sherbejme pudingun ne kupa qelqi duke e sperkatur ne siperfaqe me amareta te copetuara.

Bonet

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Receta e meposhtme eshte nje embelsire tipike Piemontese, por e perdorur gjeresisht edhe ne vende te tjera te Europes per shkak te shijes se veçante dhe perberjes se saj kremoze. Emri i saj derivon nga forma ne te cilen gatuhej e cila quhej “bonet ed cuisin”, ose ndryshe “kapelja e kuzhinierit”, kjo duke u bazuar ne fjalorin piemonetes-italian te vitit 1859. Egziston edhe nje tjeter version i prejardhjes se fjales, e cila shpjegon se kjo embelsire ka pikerisht kete emer per shkak se sherbehej ne fund te vaktit, ashtu si kapelja vendoset ne momentin e fundit kur dalim nga shtepia! Ju besoni cilen te doni, e rendesishme eshte qe shija dhe aroma e kesaj embelsire do ti lere gojehapur te gjithe!

Perberesit

  • 500ml qumesht
  • 50gr amareta
  • 40gr kakao pluhur
  • 1 gote te vogel kafe te ftohte
  • 1 gote te vogel amaretto ose rum
  • 4 veze
  • 120gr sheqer
  • disa amareta te plota per zbukurim

…per karamelin

  • 200gr sheqer
  • 4-5 luge uje

Pregatisim si fillim karamelin duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin me 4-5 luge uje derisa te shkrihet (pa e perziere asnjehere) dhe te kete marre ngjyren tipike te karamelit. E hedhim ne nje forme te rrumbullaket me diameter rreth 18cm duke e rrotulluar ne menyre qe e gjithe forma te vishet me karamel. E leme te ngurtesohet nderkohe qe pregatisim perberjen per Bonet.

Ne nje ene hedhim vezet, shtojme sheqerin dhe i rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te formojme nje perberje te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne mikser, grijme amaretat derisa ti reduktojme ne pluhur, shtojme kakaon dhe i perziejme me luge. Ia shtojme kete perberje mases se mesiperme me veze dhe sheqer duke i perziere mire me mikser, shtojme amaretton, kafen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa momente te tjera.

Vendosim per tu ngrohur qumeshtin i cili nuk duhet te arrije piken e vlimit, por duhet te jete i vaket. Ia shtojme pak nga pak perberjes se mesiperme gjithmone duke e perziere derisa te formohet nje krem homogjen. E hedhim te gjithe masen ne formen qe lyem ne fillim me karamel.

Parangrohim furren ne 180°C, vendosim brenda nje tave pak me te madhe se forma jone te cilen e mbushim 1/3 me uje, vendosim formen siper dhe e pjekim per 45-50 minuta derisa perberja te mpikset. (ky eshte gatimi ne banjomari)

Pas pjekjes, e leme te ftohet per disa çaste dhe e nxjerrim nga forma mbi nje pjate te ceket.  E zbukurojme me amareta te plota dhe e sherbejme te prere ne feta.

Puding me hurma dhe karamel

Nentori eshte muaji kur mund te gjeni hurmat me te shijshme dhe me te pjekura, pse te mos pregatisim nje puding me perberje kete frute te veçante? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte mjaft e thjeshte ne pregatitje, perbehet vetem nga 4 perberes  dhe ka nje shije fantastike.
Perberesit

  • 1 kuti qumesht te kondesuar, rreth 400g
  • 2 hurma te pjekura+1 per zbukurim
  • 5 veze
  • 60 gr sheqer

Pregatisim karamelin duke hedhur sheqerin ne nje tenxhere çeliku, e mbulojme me pak uje dhe e vendosim ne zjarr shume te ulet pa e perziere asnjehere derisa te marre ngjyren karakteristike te qelibarte. E heqim nga zjarrin, e hedhim karamelin ne formen ku do te pregatisim torten dhe e rrotullojme nga te gjitha anet ne menyre qe forma te vishet me karamel.

Qerojme hurmat, i eleminojme farat dhe e kalojme tulin e tyre ne mikser duke e reduktuar ne purè. Ne nje ene, rrahim vezet, shtojme qumeshtin e kondesuar dhe se fundi purène e hurmave. E hedhim masen ne formen e mesiperme dhe e pjekim ne banjomari ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 50 minuta derisa perberja te mpikset. E heqim nga forma, e kthejme torten ne nje pjate duke e lene te ftohet plotesisht. E sherbejme torten ne temperature ambjenti ose te ftohte te zbukuruar me feta hurmash.

Krem karamel me mollë

Krem karamel me molle Kremi karamel me molle, eshte nje embelsire shume e veçante e cila shoqeron me se miri si menute me baze mishi, ashtu dhe ato me baze peshku.

Perberesit per 6 persona

  • 500ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
  • 250gr sheqer
  • 2 veze te plota + 3 te verdha
  • 1 molle e verdhe e tipit Golden
  • 10gr gjalp
  • 4-5 luge vere te bardhe
  • 1 pako te vogel vanilje

Qerojme mollen, e presim ne kubik te vegjel me madhesi rreth 1cm dhe e kaverdisim ne tiganin ku kemi shkrire gjalpin. E lagim me veren e bardhe, me 2 luge sheqer dhe e gatuajme per rreth 2 minuta ne zjarr te larte duke e perziere shpesh derisa i gjithe lengu qe leshon molla te kete avulluar.

Ne nje tenxhere, vendosim te ngrohen qumeshtin me vaniljen, por pa arritur piken e vlimit.

Ne nje ene te madhe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet (e plota dhe te verdhat) bashke me gjysmen e sheqerit derisa perberja e perftuar te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme dalengadale qumeshtin e ngrohte me vaniljen duke  e perziere shpesh derisa te perftojme nje perberje homogjene. Ne kete moment, shtojme edhe mollet e karamelizuara dhe e perziejme.

Ne nje tigan, vendosim sheqerin e mbetur me dy luge uje te cilat i perziejme shpesh derisa te formohet nje karamel pa kokerriza. E hedhim ne nje forme gjatesore ose rrethore (psh formen per plumcake ose nje forme te rrumbullaket) duke lyer te gjitha anet e formes me karamelin. Shtojme ne forme edhe perberjen me molle te karamelizuara dhe e pjekim krem karamelin ne furre te parangrohur ne 160°C ne banjomari (pra, te vendosu brenda ne nje tave tjeter me uje) per 50-60 minuta derisa te jete mpiksur. E leme te ftohet plotesisht, e nxjerrim nga forma dhe e sherbejme te prere ne feta.