0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
200 gr oriz kokërrumbullakët
2 litër ujë
1 litër qumësht
200 gr sheqer
1 pako të vogël vanilje
1 lugë gjelle gjalp
një majë luge kripë

Nutritional information

6 gr
Proteina
4 gr
Yndyrna
51 gr
Karbohidrate
262
Kalori për racion
Sultjash (puding me oriz)

Sultjash (puding me oriz)

Në shqip fjala sultjash ka ardhur nga turqishtja, Sütlaç, një nga ëmbëlsirat tipike të këtij vendi

Features:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Cuisine:

Sultjashi, ose pudingu me oriz është pregatitur për herë të parë në Azi. Nga aty më pas receta është shpërndarë në të gjithë botën duke shtuar apo hequr ndonjë përbërës dhe duke e përshtatur sipas shijeve të atij vendi.

  • 60 Min
  • Serves 8
  • Easy

Ingredients

Directions

Share
(Visited 39 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Ziejmë orizin në ujë në zjarr mesatar për 30-40 minuta. Gjatë zierjes shtojmë edhe një majë luge kripë e cila ndihmon që kokërrat e orizit të zbërthehen lehtësisht.

2
Done

Kur orizi të jetë zbutur plotësisht dhe të ketë ngelur pak ujë, shtojmë qumështin, vaniljen, sheqerin dhe ulim zjarrin në minimum. E lëmë të ziejë edhe 30 minuta të tjera duke e përzierë herë pas here në mënyrë që të mos ngjitet. Në fund, shtojmë edhe gjalpin i cili i jep kremozitet. E shpërndajmë nëpër tasa dhe e lëmë të ftohet plotësisht.

3
Done

E shoqërojmë sipas dëshirës me kanellë (klasike), ose variantet e mëposhtme:

Komposto vishnje e trashur me 1 lugë gjelle niseshte dhe e zierë për 5 minuta

Fletë bajamesh të thekërisura me një majë luge gjalpë dhe rrush të thatë

Fruta të freskëta (mjedra) dhe pak mjaltë

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Fileto viçi me salcë pice
next
Byrek të vegjël me proshutë dhe beshamelë
previous
Fileto viçi me salcë pice
next
Byrek të vegjël me proshutë dhe beshamelë

One Comment Hide Comments

kjo recete eshte shume emire por duhet ta dish ta gatuash kjo qe keni vene ne foto ta shpif orizi duher oak me ileshuar dhe mbasi ftohet siper i hidhet kanelle dhe hahet e ftohte vihet pak ore ne frigorifer une e kam gatuar shume dhe ma kan pelqyer

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here