0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
500 gr shparguj të bardhë
1/2 qepë
2 lugë gjelle gjalp
1,5 litër lëng perimesh
100 ml krem pana për gatim
për shije verë e bardhë
për zbukurim majdanoz i freskët
kripë
piper i bardhë

Vlerat ushqyese të recetës

4 gr
Proteina
15 gr
Yndyrna
13 gr
Karbohidrate
192
Kalori për racion
Supë krem me shparguj të bardhë

Supë krem me shparguj të bardhë

Karakteristikat::
  • Pa gluten
Kuzhina::

Një nga mënyrat më interesante për ti gatuar shpargujt e bardhë është në një supë kremoze e cila e ka origjinen nga Gjermani: Spargelsuppe.

  • 40 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Shpargujt janë një nga perimet pranverore të cilat unë i adhurojë! Por cili është ndryshimi midis shpargujve të gjelbër (më të zakonshmit) dhe atyre të bardhë? Shpargujt e bardhë kanë një shije më delikate, janë më të njomë dhe rriten nëntokë. Duke qënë se ata nuk ekspozohen ndaj dritës së diellit, nuk mund të prodhojnë klorofilin, i cili i jep ngjyrën e gjelbër.

Mos harroni ti qëroni shpargujt përpara se ti gatuani!

Hapat

1
Kryer

Kavëridisim në gjalp qepën e grirë imët derisa të zbutet, por jo të marrë ngjyrë. Shtojmë shpargujt e prerë në copa,(kokat i lëmë mënjanë) dhe vazhdojmë kavërdisjen në zjarr të ngadaltë për rreth 5 minuta. Shtojmë lëngun e perimeve dhe e ziejmë të gjithën për gjysmë ore derisa shpargujt të jenë zbutur.

2
Kryer

E kalojmë supën ne blender duke e kthyer të gjithën në kremoze. Shtojmë kokat e shpargujve dhe e lëmë të ziejë akoma edhe për 5 minuta.

3
Kryer

E heqim nga zjarri dhe shtojmë kremin pana. E rregullojmë me kripë dhe piper sipas dëshirës.

4
Kryer

Ne momentin që e shërbejmë në pjatë, shtojmë nga një lugë verë të bardhë e cila shërben për të shtuar pak aciditetin. E zbukurojmë me majdanoz.

Kofsha pule me portokall
previous
Kofsha pule me portokall
Cheesecake me luleshtrydhe dhe limon jeshil
next
Cheesecake me luleshtrydhe dhe limon jeshil
Kofsha pule me portokall
previous
Kofsha pule me portokall
Cheesecake me luleshtrydhe dhe limon jeshil
next
Cheesecake me luleshtrydhe dhe limon jeshil

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here