0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 petë brumi Brisè
100 gr sheqer
100 gr miell bajamesh
150 gr miell 00
200 gr gjalp në temperaturë ambjenti
200 gr reçel pjeshke
4 mollë
2 lugë gjelle lëng limoni

Nutritional information

6 gr
Proteina
29 gr
Yndyrna
62 gr
Karbohidrate
517
Kalori për racion
Ëmbëlsirë me mollë dhe reçel

Ëmbëlsirë me mollë dhe reçel

Kjo ëmbëlsirë lindi nga nevoja për të përdorur mollët që kisha javë që i kisha këputur nga pemët këtu afër parkut. Baza është brumë i shkrifët me miell, gjalp dhe pak fare ujë sa te lidhet. Në rastin tim ishte i gatshëm për të kursyer kohë.

Cuisine:

Ingredients

Directions

Share
(Visited 30 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

E hapim petën në një tavë të lyer me pak gjalpë e miell (ose me spray kundrangjitjes për gatim) dhe e çpojmë me dhëmbët e një piruni. E lyejmë me reçel duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen.

Qërojmë mollët duke i prere ne feta të holla. I lagim me lëngun e limonit në mënyrë që të mos nxihen dhe i vendosim sipër shtresës së reçelit.

2
Done

Formojmë brumin: bashkojmë në një tas miellin, miellin e bajameve, gjalpin dhe sheqerin dhe e punojmë brumin me dorë derisa të kemi formuar thërrime. I hedhim thërrimet e brumit sipër mollëve duke i ngjeshur shumë pak me dorë. E pjekim ëmbëlsirën në furrë të parangrohur në 180°C për 30 minuta. E konsumojmë të ngrohtë ose të ftohtë sipas dëshirës.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Lulelakër e skuqur me vezë
next
Supë krem me patate vjollcë
previous
Lulelakër e skuqur me vezë
next
Supë krem me patate vjollcë

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here