0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 kokë lulelakër 600 gr
3 vezë
100 gr miell
200 ml qumësht
kripë
për skuqje vaj luledielli

Nutritional information

14 gr
Proteina
22 gr
Yndyrna
30 gr
Karbohidrate
367
Kalori për racion
Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakër e skuqur me vezë

Features:
  • Vegjetariane

Nuk është ndonjë recetë e re në fakt, e kush nuk di ta gatuaj lulelakrën e skuqur me vezë... Duke qënë që ka edhe stinën tani, ky perim i lirë dhe me plot vlera ushqyese, duhet konsumuar sa me shpesh dhe në forma të ndryshme që të mos na mërzitet shija. Sot e solla kështu, shoqëruar me lëng limoni për mua është darka perfekte.

  • 25 min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share
(Visited 140 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Lulelakrën e lajmë dhe e ndajmë në lule të vogla, mundësisht të të njëjtës madhësi. I ziejmë lulet në ujë me kripë për 10 minuta (jo më shumë pasi zbuten tepër). Ndërkohë pregatisim brumin për skuqjen e lulelakrës: rrahim vezët me qumështin, miellin dhe pak kripë derisa të na formohet një brumë i hollë.

2
Done

Kullojmë lulelakrën dhe e lëmë të ftohet pak. Zhysim një nga një lulet në brumë dhe i skuqim në vaj të bollshëm ne zjarr pak sipër mesatarit (nga 9 nivele që kam ne sobë, e vendos nxehtësinë tek 7). I vendosim në një letër kuzhinë për ti thithur vajin e tepërt dhe i shërbejme sipas dëshirës.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Tortë me krem pastiçerie, mjedra dhe çokollatë të zezë
next
Ëmbëlsirë me mollë dhe reçel
previous
Tortë me krem pastiçerie, mjedra dhe çokollatë të zezë
next
Ëmbëlsirë me mollë dhe reçel

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here