0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg patate
kripë
piper i zi i sapobluar
arrë moskatë e grirë
gjalp i qartësuar (ghee)
për shoqërim salcë kosi
sipas dëshirës erëza të freskëta

Vlerat ushqyese të recetës

5 gr
Proteina
12 gr
Yndyrna
44 gr
Karbohidrate
294
Kalori për racion
Petulla patatesh (Rösti)

Petulla patatesh (Rösti)

Karakteristikat::
  • Pa laktozë
  • Vegjetariane
Kuzhina::
  • 30 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Herën e fundit kur kam shkuar në Gjermani si turiste, morëm një shtëpi me qera dhe kemi gatuar vet pothuajse çdo vakt. Çmimet e ushqimeve janë shumë të lira, prandaj na ka shkuar apo jo 50 euro për 4 persona për 5 ditë/3 vakte. Dhe një nga gjërat më të shijshme që kam provuar atëherë, ishin Rösti (lexohet Rëstì). Sot u kujtova për to kur i pashë të paketuara në supermarket, dhe në darkë i pregatita vet. Janë aq të thjeshta, me një shije midis patateve të skuqura dhe patatinave (kur thekërisen shumë). Edhe receta është elementare:

(Visited 91 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Patatet i qërojmë dhe i grijmë me pjesën më të trashë të grirëses (ajo që i nxjerr fije fije). I rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskatë.

2
Kryer

Në një tigan shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp të qartësuar (ose ghee, gjalp që e kemi shkrirë dhe ka mbetur vetëm yndyra). Marrim një grusht nga patatet, e shtrydhim mirë me dorë për ti eleminuar lëngun që kanë lëshuar dhe i vendosim në tigan duke i shtypur lehtësisht. E mbulojmë tiganin me kapak dhe i skuqim në zjarr të ulët për 5 minuta nga secila anë.

Shoqërohen në mënyrë ideale me salcë kosi përzierë me erëza të freskëta.

Supë krem me patate vjollcë
previous
Supë krem me patate vjollcë
Toptha kokosi (Raffaello të bëra në shtëpi)
next
Toptha kokosi (Raffaello të bëra në shtëpi)
Supë krem me patate vjollcë
previous
Supë krem me patate vjollcë
Toptha kokosi (Raffaello të bëra në shtëpi)
next
Toptha kokosi (Raffaello të bëra në shtëpi)

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here