Përbërësit
-
...për brumin:
-
450 gr miell 00
-
150 ml ujë
-
5 lugë gjelle vaj ulliri
-
2 e verdhë veze
-
kripë
-
...për mbushjen:
-
500 gr shparguj
-
200 gr Quark (salcë kosi e ëmbël)
-
100 gr Schmand (krem i athët)
-
200 gr djathë Brie
-
150 gr salmon i tymosur
-
për zbukurim kopër e freskët
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Pregatisim brumin duke bashkuar miellin me vajin e ullirit, të verdhat e vezëve dhe ujin e ngrohtë derisa brumi të rezultojë i butë. E mbulojmë me qese transparente dhe e lëmë të pushojë për rreth 30 minuta. |
2
Kryer
|
Presim fundin e shpargujve, rreth 2-3 cm dhe i ziejmë në ujë të vluar me kripë për 3-5 minuta. I kullojmë, i thajmë mirë dhe i ndajmë përgjysmë për së gjati. Bashkojmë salcën e kosit me kremin e athët. Presim në copa të vogla djathin Brie. |
3
Kryer
|
E ndajmë brumin në 4 pjesë të barabarta dhe e hapim çdo pjesë me ndihmën e një okllaie në formë ovale. Mund edhe ta hapni në formë rrethore, por kjo është forma tipike e këtyre tartave. I lyejmë në sipërfaqe me kremin, shtojmë copat e djathit dhe në fund shpargujt. I pjekim në furrë të parangrohur në 200 °C për 12-5 minuta, apo derisa anët të jenë bërë kërce. |
4
Kryer
|
I heqim nga furra dhe i vendosim në sipërfaqe copa salmoni të tymosur. E zbukurojmë me kopër dhe e shërbejmë të ndarë në feta. |