Arkiva Etiketash: Receta me gjel deti

Supë me mbetjet e gjelit të detit

Te gjithe ata qe kane gatuar gjelin e detit per Vitin e Ri, jam e sigurt qe i ka mbetur mjaftueshem edhe per 3 apo 4 dite rradhazi… Atehere pse te mos e ndryshojme pak shijen dhe te pregatisim nje supe te ngrohte ne keto dite te ftohta dimri?

Perberesit

  • leng gjel deti te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
  • 1/2 qepe
  • 1 thelpi hudher
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • 1/2 patate
  • makarona per supe ose oriz
  • pak majdanoz te grire
  • pak trumez

Pregatisim si fillim lengun e gjelit te detit sipas recetes se postuar ketu, duke perdorur vetem kockat e gjelit duke qene se mishi eshte tashme i gatuar.

Ne nje tenxhere, kaverdisim per rreth 5 minuta ne pak vaj ulliri, qepen, hudhren dhe selinon te grira holle dhe karrotat dhe patatet e prera ne kubik. Shtojme lengun e gjelit te detit te kulluar, makaronat per supe ose orizin dhe i gatuajme derisa perimet te zbuten (15-20 minuta). I japim shije me majdanoz, pak trumez dhe shtojme se fundi edhe copezat e mishit te gjelit te detit ne kubik.

Sipas deshires, mund te shtojme edhe nje koncentrate pule per ta bere supen akoma me te shijshme, copeza domate te fresketa, apo/dhe disa pikeza Tabasco per ta bere me pikante.

Reklama

Lëng pule ose gjel deti

Lengu i pules ose i gjelit te detit, eshte nje recete baze shume e shijshme dhe me vlera te shumta ushqimore e cila perdoret kryesisht per pregatitjen e supave.

Perberesit per 1l leng pule/gjel deti

  • 2 liter uje
  • 1 pule mesatare/gjel deti
  • te brendshmet e pules/gjelit te detit
  • 300gr krah pule/copeza gjel deti te ndara ne copa
  • 1 qepe te ndare ne 4 pjese
  • 1 presh te ndare ne 4 pjese
  • 1 karrote te prere ne feta
  • 1 dege selino te ndare ne 2-3 pjese
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 gjethe dafine
  • pak trumez
  • kripe

I vendosim te gjithe perberesit e mesiperm ne nje tenxhere me uje te ftohte te cilen e cojme ne vlim fillimisht ne zjarr te lart, me pas e ulim zjarrin ne minimum duke eleminuar here pas here shkumen qe formohet ne siperfaqe. E gatuajm lengun e pules per rreth 2 ore duke e rregulluar ne fund me kripe sipas deshires. E filtrojme ne menyre qe lengu te rezultoje i paster dhe e perdorim per pregatitje te ndryshme. E fusim ne frigorifer per gjithe naten, dhe diten tjeter eleminojme yndyren ne siperfaqe. Mishin e perdorim per receta te tjera.

Ruajtja ne frigorifer: per maksimumi 4 dite.

Ruajtja ne akull: per maksimumi 6 muaj.

Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me garniturë dhe salcë)

Gjel deti me garnitureReceta qe po ju paraqesim me poshte (ose me mire recetat), perben nje alternative shume te shijshme te Persheshit me gjel deti te pregatitur per Vitin e Ri. Kjo recete tradicionalisht gatuhet per festen e Falenderimeve ne SHBA, por ne mund ta pershtasim mjaft mire me festat e fundvitit, duke qene e vetmja periudhe ne te cilen gatuhet ky shpend kaq i shijshem!

Perberesit
…per gjelin e detit

  • 1 gjel deti rreth 7kg
  • 2 dege selino
  • 2 karrota
  • 1 qepe te ndare ne kater pjese
  • 50gr gjalp te shkrire ne mikrovale
  • gjysme limoni
  • kripe
  • piper
  • majdanoz
  • trumez
  • rozmarine

…per garnituren

  • te brendshmet e gjelit te detit
  • 350gr qepe te prera holle
  • 200gr selino te prere holle
  • 130gr arra te qeruara
  • 120gr rrush te thate
  • 10 ullinj jeshil pa berthame
  • 1 molle jeshile
  • 2 feta buke te ndenjura 1 dite (ose 2 feta buke te fresketa te thara ne furre per rreth 10 minuta)
  • 100gr gjalp
  • 1 tufe majdanoz te fresket
  • pak sherebele
  • kripe
  • piper te zi te fresket

PJEKJA E GJELIT TE DETIT

Gjeja e pare qe duhet bere perpara se te gatuhet nje gjel deti, eshte ta leme te shkrihet plotesisht dhe te arrije temperaturen e ambjentit. Per kohen e shkrirjes sipas madhesise dhe sekrete te tjera, klikoni ketu.

Gjelit i heqim qafen (te cilen mund ta perdorim per supe) dhe te brendshmet: zemren, stomakun dhe melcine, nga te cilat zemren dhe stomakun do ti perdorim ne pregatitjen e garnitures.

E lajme mire gjelin e detit brenda dhe jashte me uje te ftohte dhe te rrjedhshem dhe eleminojme cdo pupel sado e vogel qofte. E fshijme me letra kuzhine dhe ferkojme brendesine e tij me gjysmen e limonit dhe me pas me kripe.

Per ti dhene shije gjate pjekjes, fusim brenda gjelit te detit qepen e ndare ne kater pjese, nje tufe majdanoz dhe karrotat dhe selinon te prera ne copa jo shume te vogla. Ne zgavren me te madhe te gjelit, vendosim nje leter alumini si kapak, per te mos lejuar mbushjen te dale jashte dhe me pas e mbyllim me kunja dhembesh (apo e qepim me “gjilperen” e kuzhines). Ne te njejten menyre veprojme edhe me kavitetin tjeter te hapur, ate te qafes.

E lidhim gjelin me spango kuzhine, e ferkojme siperfaqen e tij me kripe te bollshme, e sperkasim me gjalpin e shkrire, e aromatizojme edhe me pak piper te zi te grire ne moment dhe e vendosim ne nje tave te madhe me gjoksin poshte. Anash taves vendosim edhe disa gjethe te fresketa trumeze dhe rozmarine.

E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth gjysme ore, me pas e ulim temperaturen ne 180°C per rreth dy ore dhe me pas ne 100°C per 1 ore e gjysme.

Ne momentin e fundit, nese deshirojme qe gjoksi i gjelit te marre ngjyre te arte, e kthejme nga ana tjeter dhe e pjekim per maksimumi 5 minuta ne 250°C.

E kuptojme qe mishi i gjelit eshte pjekur edhe ne brendesi ne momentin kur e presim pak lekuren e holle te kembes, dhe lengu qe del eshte i qarte (jo ngjyre roze!).

E nxjerrim nga furra dhe e leme te pushoje per 15-20 minuta ne temperature ambjenti perpara se ta presim ne copa.

PREGATITJA E GARNITURES

Pregatisim si fillim lengun e gjelit te detit duke ziere ne uje me pak kripe zemren, qafen dhe stomakun e tij per rreth 1 ore. E filtrojme dhe e leme menjane, ndersa te brendshmet i kaverdisim per rreth 5 minuta me nje luge gjalp ne zjarr te ulet.

Pjekim per pak minuta arrat ne furre ose ne tigan (pa yndyre!) derisa te kene marre ngjyre te arte (kujdes te mos digjen) dhe i presim ne copa. I leme ne temperature ambjenti nderkohe qe skuqim buken e prere ne kubik me gjysmen e gjalpit per pak minuta.

Ne nje tigan tjeter, kaverdisim me gjalpin e mbetur qepet e prera holle bashke me selinon per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet, shtojme copezat e arrave, te bukes se skuqur, mollen e prere ne kubik te vegjel, rrushin e thate, ullinjte ne copa te vogla, majdanozin e grire holle, te brendshmet e gjelit te detit, pak rozmarin, pak sherebele dhe kripe e piper. Shtojme gjithashtu pak nga pak lengun e perftuar nga brendshmet e gjelit dhe e gatuajme te gjithe perberjen per rreth 1 ore ne zjarr te ulet, apo derisa mollet te jene zbutur.

PREGATITJA E SALCES ME LENGUN E GJELIT

Lengun qe ka leshuar gjeli i detit i pjekur ne tave, e hedhim ne nje tigan qe nuk ngjit dhe e vendosim ne zjarr te ulet.
Ne nje ene te vogel, shkrijme 1 luge niseshte ne pak uje te ftohte dhe ia shtojme lengut te gjelit pak nga pak derisa te trashet. E rregullojme salcen me kripe, piper, trumez, pak sherebel dhe e sherbejme bashke me gjelin e detit te pje

Fileto gjel deti me kërpudha

Fileto e gjelit te detit eshte nje nga llojet e mishrave me me pak yndyre dhe me shume vlera ushqimore. Ne po iu paraqesim kete recete te thjeshte e cila nderthur aromen e pyllit te kerpudhave dhe shijen delikate te ketij mishi. Per vetem 20 minuta, do te keni ne tavoline nje pjate vertete te vecante!
Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto gjel deti
  • 50gr kerpudha te thata (tipi Porcini)
  • 50gr gjalp
  • 1 gote vere e bardhe
  • pak majdanoz te grire
  • kripe
  • piper

Fillimisht, vendosim kerpudhat e thata ne nje tas me uje te ngrohte per rreth 15 minuta.

Shkrijme gjalpin ne zjarr te avashem dhe kaverdisim nga te dyja anet filetot e gjelit te detit derisa te marrin ngjyre. Shtojme kerpudhat e prera ne copeza, e lagim te gjithe perberjen me veren e bardhe, e rregullojme me kripe, piper dhe e leme te gatuhet per rreth 20 minuta derisa salca te trashet. Nese eshte e nevojshme, shtojme pak uje gjate gatimit, apo ujin ku kemi vendosur kerpudhat.

Ne fund, e sperkasim pjaten me pak majdanoz te grire dhe e sherbejme te ngrohte.

Përshesh me gjel deti

Pershesh me gjel detiPersheshi me gjel deti eshte padyshim pjata kryesore e cdo familje shqiptare naten e Vitit te Ri. Edhe pse gjate viteve te fundit jemi prirur te anojme pak nga gatimet e huaja (italiane, greke, turke etj), ne kete nate te vecante gatuajm te njejten recete qe kane servirur ne tavoline gjysherit apo stergjysherit tane. Dhe eshte bukur te ruash traditen, sidomos kur nje copez e saj perfaqsohet nga ky gatim kaq i shijshem dhe i vleresuar kudo.
Perberesit per persheshin

  • 1kg miell gruri
  • 1 luge te vogel sode
  • kripe
  • uje
  • 1/2 kg presh
  • mente te fresket ose te thate (nenexhik)
  • gjalp
  • lengun e gjelit te detit

Fillimisht ziejme gjelin e detit ne uje me kripe dhe lengun e tij e perdorim per te bere persheshin. Gjelin e fusim ne furre per t’u pjekur sipas disa keshillave qe do ti gjeni ketu (koha e pjekjes varet nga madhesia).

Pregatisim kulacin me miell gruri, kripe, pak sode buke dhe uje derisa te perftojme nje brum pak sa te forte. E punojme mire me dore dhe e leme te pushoje per disa minuta perpara se ta fusim ne furre. E vendosim ne nje tave te rrumbullaket, e dekorojme siper me dhembet e nje piruni dhe e pjekim ne 200°C derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e mbeshtjellim me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet vertikalisht te mbeshtetur diku ne menyre qe te kulloje.

Ne nje tenxhere te madhe dhe te thelle (ku do te pregatisim persheshin), kaverdisim me gjalp preshin e grire holle, shtojme te brendshmet e gjelit te detit gjithashtu te prera ne copa te vogla dhe kur preshi te jete bere transparent hedhim lengun e gjelit te detit dhe menten e fresket apo te thate (nenexhik). Nderkohe coptojme shume imet kulacin dhe copezat e tij ia shtojme lengut te gjelit. E mbulojme persheshin me kapak dhe e leme te pushoje per afer 20 minuta derisa kulaci ta kete thithur komplet lengun. Ne perfundim e servirim te nxehte ne pjate bashke me nje cope gjel deti te pjekur

Të gjitha sekretet për të gatuar një gjel deti

Shume i thate, i pagatuar, jo shume i madh, sa kohe do te duhet te shkrij? Largojini te gjitha dyshimet tuaja mbi gatimin e gjelit te detit duke ndjekur keshillat tona te thjeshta:

  • Ne cfare madhesie me nevojitet?

Llogarisni afersisht 380gr mish gjel deti per person (me gjithe kocke). Ne kete menyre do t’iu mbetet edhe per te nesermen.

  • Nese gjeli i detit eshte i ngrire?

Lereni te shkrije plotesisht perpara se ta gatuani. Gjeli i detit duhet te shkrihet ne temperature ambjenti i mbeshtjelle ne ambalazhin e tij (qe mund te jete qese, kuti kartoni etj) duke e kontrolluar here pas here zgavren per te hequr te brendshmet. Sapo ne brendesi te mos kete me kristale akulli dhe kembet mund te perkulen lehtesisht, gjeli i detit duhet mbuluar me leter celofoni dhe futur ne frigorifer ku dhe lihet qe te shkrije plotesisht. Nevojitet te gatuhet brenda 24 oreve nga momenti i shkrirjes.

  • Llogarisni sasine e mbushjes…

Mbushjen e fusim nga zgavra qe ndodhet ne fundin e qafes se gjelit duke llogaritur 230gr mbushje per cdo 2.3kg gjel deti. Lekuren e “qepim” me kunja dhembesh ose me nje gjilpere kuzhine ne menyre qe gjate gatimit mbushja te mos dal jashte.

  • Gatuheni ne perfeksion…

Peshojeni gjelin pasi e keni mbushur, lyeheni me gjalp ne siperfaqe, mbeshtilleni me leter alumini dhe gatuheni ne furre te parangrohur ne 190°C. Planifikoni qe gjeli te jete gati te pakten nje ore e gjysme perpara se te filloni te hani ne menyre qe te pushoje brenda ne furre, por edhe per t’iu dhene pak liri veprimi nese eshte akoma roze ne brendesi. Per te perftuar nje lekure me ngjyre te arte, hiqeni letren e aluminit nje ore perpara mbarimit te kohes se gatimit.

  • Si mund te kuptojme nese eshte i gatuar perbrenda?

Çani pjesen me te holle te lekures se kofshes me majen e nje thike. Lengu qe do te dali jashte duhet te jete transparent, pa asnje gjurme ngjyre roze. Ne momentin qe gjeli i detit eshte plotesisht i gatuar, mbeshtilleni me leter alumini dhe lereni ne nje vend te ngrohte te pakten nje ore perpara se te filloni ta hani.

Gjel deti i mbushur me gështenja

Nese nuk e keni vendosur akoma ne cfare menyre ta gatuani gjelin e detit pervec asaj tradicionales (me pershesh), ne po iu propozojme dicka teper origjinale dhe te shijshme: gjelin e detit te mbushur me geshtenja. Pregatitja eshte pak e gjate, por ne momentin qe te gjithe pjestaret e familjes do ta shijojne, do t’ia kete vlejtur gjithe ajo kohe “e harxhuar” ne kuzhine.
Perberesit per afer 10 persona

  • 1 gjel deti afer 5kg
  • 1.5kg geshtenja
  • 800gr buke te thare pa kore
  • 150gr gjalp
  • 1 qepe
  • 1 dege selino
  • 2 gota vere te bardhe
  • 1 limon
  • 4 dege rozmarine
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 luge te vogel trumez
  • 1 luge te vogel borzilok
  • kripe
  • piper
  • vaj

Si fillim ziejme geshtenjat per rreth 45 minuta derisa te zbuten plotesisht. Kur te jene gatuar i heqim lekuren dhe i ndajme ne copa duke i vendosur ne nje ane.

Pastrojme dhe lajme me kujdes gjelin e detit brenda dhe jashte, e thajme me leter kuzhine dhe e ferkojme mishin e tij me gjysme limoni.

Shkrijme gjalpin ne nje tigan, shtojme qepen dhe degen e selinose te prera holle dhe i kaverdisim ne zjarr mesatar. Kur qepa te kete marre ngjyre transparente, e shuajme me 1 gote vere te cilen e leme te avulloje. Shtojme buken e thare te prere ne kubik, copezat e geshtenjave, majdanozin, borzilokun, trumezen, kripen dhe piperin. I perziejme me kujdes dhe i leme ne zjarr akoma dhe per 5 minuta duke e lene me pas te ftohet plotesisht.