Arkiva Etiketash: Receta me karrota

Sallatë me lakër të bardhë dhe karrota (coleslaw)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Sallaten me laker te bardhe te prere holle dhe karrota, bashkuar me nje salce qe nuk dija ta specifikoja se çfare ishte, e kam provuar disa kohe me pare ne Kroaci. Pas disa kerkimeve, mesova qe faktikisht nuk ishte nje sallate, por nje garniture me origjine irlandeze (e quajtur me emrin origjinal coleslaw). Perveçse me laker te bardhe, kjo sallate mund te pregatitet edhe me laker te kuqe apo duke i shtuar edhe pak qepe te njome te grire holle.
Shkon shume me filetot e pules ne zgare, peshkun, apo edhe mishin e viçit. Por une gjithesesi e preferoj me shume si sallate sesa si garniture.

Perberesit

  • 300gr laker e bardhe, e prere shume holle
  • 1 karrote e madhe, e grire ne rende

…per salcen (dressing)

  • 4 luge gjelle kos
  • 2 luge gjelle majoneze
  • 1 luge çaji uthull vere te bardhe
  • 1 luge çaji hudher gjarpri te freket ose te thate (e gjeni nen emrin erba cipollina, chives etj)
  • 1 luge kafe mustarde
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

 Vendosim lakren e bardhe dhe karroten ne nje tas te madh per sallate dhe i perziejme mire.

Pregatisim salcen: Ne nje kavanoz hedhim te gjithe perberesit e mesiperm, i tundim mire dhe kete salce (dressing) ja hedhim siper lakres dhe karrotes. I perziejme shume mire ne menyre qe e gjithe sallata te vishet ne menyre uniforme me salcen dhe e sherbejme.

Ruajtja: Ne menyre qe sallata te ruaj te gjithe shijen e saj, e bashkojme me salcen vetem disa minuta perpara se ta konsumojme, duke e ruajtur dressing ne kavanoz te mbyllur hermetikisht brenda ne frigorifer.

Kosto per 4 persona: 100 lek

Foto nga: https://newengland.com

Reklama

Supë krem me kungull dhe karrota

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Supe krem me kungull dhe karrota

Supa krem qe po ju sugjerojme me poshte, eshte nje nga recetat karakteristike te vjeshtes, stine ne te cilen kungulli arrin shijen e tij maksimale.

Perberesit

  • 600gr tul kungulli portokalli
  • 4 karrota mesatare
  • 1 qepe mesatare
  • 600ml leng perimesh (ose leng te pregatitur nga koncentrate perimesh)
  • gjalp
  • piper te zi te sapobluar
  • per shoqerim: kubik buke te skuqur ne gjalp ose pançete te prere ne shirita te skuqur ne pak yndyre derisa te rezultoje krokante ose fara kungulli te pjekura

Grijme shume holle qepen dhe e kaverdisim ne pak gjalp ne zjarr mesatar derisa te rezultoje transparente duke e perziere shpesh.

Lajme karrotat dhe kungullin, i qerojme dhe i presim ne copa (forma apo madhesia nuk ka rendesi, pasi ne fund supen do ta kalojme te gjithen ne mikser), ja shtojme qepes dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak sekonda. Shtojme lengun e perimeve te nxehte, i vendosim kapakun dhe e ziejme te gjithen per rreth gjysme ore. E kalojme masen ne mikser derisa ta reduktojme ne krem te bute dhe pa copeza perimesh.

E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak piper te zi te sapobluar dhe shoqeruar me kubiket e bukes te skuqur ne gjalp ose pançeten krokante.

*Ruajtja: Ne frigorifer ne nje tas te mbyllur hermetikisht per 2-3 dite.

Sallatë kapriçoze

Sallate kapricioseSallata kapriçoze eshte nje antipaste e njejte me Sallaten ruse, por nese kjo e fundit pregatitet me perime te ziera, sallata kapriçoze pregatitet me perime te gjalla te prera alla julienne. Behet akoma dhe me e shijshme me shtimin e djathit dhe proshutes ne fije te holla, megjithese eshte teper kalorike dhe duhet te konsumohet vetem ne raste te veçanta.

Perberesit

  • 100gr karrota
  • 100gr rrepa te kuqe ose te bardha
  • 100gr speca te kuq
  • 50gr djath i bute (psh djath tosti)
  • 50gr proshute e pjekur (1 fete e trashe)
  • 200ml majoneze
  • 1 luge te vogel plot mustarde
  • 1 luge uthull molle ose vere
  • kripe

Presim alla julienne, dmth ne fije te holla perimet e lara dhe te qeruara, i vendosim ne nje tas dhe i shtojme kripen dhe uthullen e molles duke i perziere mire. Ne te njejten menyre presim edhe djathin dhe proshuten dhe ja shtojme perimeve. Shtojme se fundi edhe majonezen dhe mustarden duke i perziere shume mire derisa perimet te vishen me salce.

E vendosim sallaten kapriçoza per te pakten 1 ore ne frigorifer derisa shijet te bashkohen me njera tjetren, me pas e servirim bukur ne nje pjate te shtruar me gjethe sallate jeshile.

*Keshille: Nese doni ta beni pak me te lehte sallaten nga pikepamja kalorike, mund ta bashkoni majonezen me kos te trashe, dmth 100ml majoneze dhe 100ml kos, ose te perdorni majoneze me perqindje te ulet yndyre. Gjithashtu, sipas stines, mund te shtoni perimet qe ju pelqejne me shume (sigurisht, ato qe mund te konsumohen te gjalla).

Foto nga: http://www.laboratorioalimentare.com/

Camille (Kek të vegjël me karrota dhe bajame)

Keta kek te vegjel me karrota dhe bajame, jane nje alternative shume e shijshme dhe e shendetshme per mengjes te cilat mund t’ja servirni te gjitheve, por mbi te gjitha femijeve tuaj.

Perberesit per rreth 12 camille

  • 120gr miell oo
  • 100gr sheqer
  • 100gr karrota te qeruara
  • 70gr bajame
  • 1 veze te plote
  • 25gr vaj luledielli
  • 45ml leng portokalli ose karrotash
  • lekuren e 1 portokalli
  • pak arome bajamesh (fakultative)
  • 1 pako te vogel vanilje
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • pak sheqer pluhur per sperkatje

Si fillim, grijme ne mikser bashke me nje luge te vogel sheqer bajamet derisa ti reduktojme ne miell. I leme menjane dhe grijme ne te njejten ene edhe karrotat derisa ti reduktojme ne purè.

Rrahim ne nje tas te thelle vezen me sheqerin dhe pak kripe derisa perberja te fryhet dhe te rezultoje me ngjyre te hapur. Shtojme bajamet e grira, aromen e bajameve, karrotat, vaniljen, lekuren dhe lengun e portokallit dhe i perziejme mire derisa perberja te rezultoje homogjene dhe pa kokerriza. Shtojme edhe vajin e lulediellit dhe se fundi miellin dhe pluhurin pjekes. I perziejme shume mire dhe e shperndajme brumin neper format e mafins duke mbushur 2/3 e tyre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa keket te fryhen.

Kur te jene ftohur plotesisht, i sperkasim me pak sheqer pluhur perpara se ti servirim.

Supë me karrota dhe xhinxher

Edhe pse vera nuk eshte stina me e pershtatshme per te pregatitur supa, kur vijne dite paksa te fresketa duhet dicka e ngrohte per te te zgjuar shqisat e te nuhaturit dhe te shijuarit. Supa me karrota dhe xhinxher e luan per mrekulli kete rol; provoni te nderthurni shijen e embel te karrotave me ate paksa pikante te xhinxherit.

Perberesit

  • 1kg karrota
  • 1 qepe e madhe
  • 6 thelpinje hudher
  • 250ml qumesht
  • 3 luge gjalp
  • 1l leng perimesh ose leng te pregatitur me koncentrate perimesh
  • 2-3 luge xhinxher pluhur, ose copa te vogla
  • 1 gjethe dafine
  • disa gjethe trumez
  • kripe
  • piper

Vendosim gjalpin te shkrije plotesisht ne zjarr mesatar dhe kaverdisim qepen dhe hudhrat e prera holle per rreth 5 minuta derisa te behen transparente. Shtojme karrotat e prera ne feta dhe copat e xhinxherit (nese eshte i fresket, nese eshte pluhur ia hedhim ne minutat e fundit te gatimit) dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per 5 minuta te tjera duke i perziere here pas here.

Shtojme ne kete moment lengun e perimeve, gjethen e dafines dhe gjethet e trumezes (nese eshte e fresket, nese eshte e thate ia hedhim ne minutat e fundit te gatimit). E cojme supen ne vlim ne zjarr te forte, dhe kur te kete marre vale e leme ne zjarr mesatar te gatuhet per rreth 20-25 minuta me gjysme kapaku hapur derisa karrotat te zbuten plotesisht.

Eleminojme gjethen e dafines dhe te trumezes dhe e kalojme te gjithe masen ne mikser derisa te reduktohet ne purè. E rivendosim ne zjarr dhe shtojme qumeshtin, mundesisht te ngrohte.  E leme te zieje edhe per disa minuta, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e servirim neper pjata shoqeruar me copeza buke te vogla te skuqura ne gjalp.

*Keshille: Mos u shqetesoni per prerjen e perimeve ne menyre te rregullt, pasi pervecse do te kalojne te gjitha ne mikser, nga ana tjeter sa me te vogla te jene aq me shpejt gatuhen.
Nese erezat me te cilat aromatizojme supen (xhinxherin dhe trumezen) i kemi te thata, i shtojme vetem ne momentin e shtimit te qumeshtit; kjo do te bej  qe ato te leshojne ne maksimum aromen e tyre.

Tortë me karrota (Carrot Cake)

torte me karrotaTorta me karrota-Carrot Cake (recete tipike angleze) eshte nje nga embelsirat klasike te cilen nuk mund te mos e provoni nqs shkoni ne Angli (praktikisht e gjeni ne cdo bar londinez). Ngjyra kafe i detyrohet pikerisht sheqerit te kanes i cili i jep tortes nje shije vertete te vecante. Per kete torte egizstojne receta nga me te ndryshmet, por ne po iu propozojme nje nga keto; mund ta shoqeroni me nje gote caj limoni te ftohte me pak sheqer.
Perberesit per nje torte mesatare

  • 300gr miell
  • 350gr sheqer kane (ose sheqer normal ne pamundesi te tij)
  • 450gr karrota te grira
  • 350ml vaj luledielli
  • 6 veze mesatare
  • 15gr sode buke
  • 1 bustine maje birre (16gr)
  • 2 luge te vogla kanelle
  • ½ luge arre moskate
  • pak kripe

Per shtresen e jashtme (krem marenge)

  • 2 te bardha vezesh te vogla
  • 180gr sheqer pluhur

Paraprakisht nxehim furren ne 180°C. Ne nje ene vendosim sheqerin e kanes dhe vajin e lulediellit duke i perziere mire per te pakten 10 minuta me ndihmen e nje rrahesi elektrik. Gjithmone duke i rrahur shtojme vezet derisa te perftojme nje mase te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne nje ene tjeter perziejme miellin, soden, majane e birres, erezat pluhur dhe ia shtojme mases se perftuar me veze dhe sheqer; i perziejme mire me luge druri derisa te perftojme nje brume homogjen dhe pa kokerriza.

Qerojme dhe grijme holle karrotat, me pas ia shtojme brumit qe kemi perftuar duke i perziere serisht me luge druri. Lyejme me gjalpe dhe me miell nje tave per torta me diameter rreth 28cm. Ne te hedhim masen e perftuar dhe e fusim ne furren e parangrohur per rreth 1 ore.