Arkiva Etiketash: Cornflour recipes

Bukë me miell misri

Buka e misrit, eshte nje zevendesuese shume e ushqyeshme e bukes se grurit per shkak te fibrave dhe vlerave ushqyese qe permban misri. Megjithese eshte e perhapur gjeresisht ne vendin tone, origjina e saj eshte amerikane, vend ne te cilin sherbehet per mengjes me recel apo gjalp kikiriku.
Perberesit

  • 250gr miell gruri
  • 250gr miell misri
  • 310ml uje ose qumesht
  • 25gr maja birre
  • 50ml vaj ulliri
  • kripe
  • pak sheqer

Fillimisht, vendosim ne nje ene te madhe miellin e misrit bashke me ate te grurit duke i perziere te dy me nje luge ne menyre qe te homogjenizohen mire njeri me tjetrin.

Shkrijme majane e birres ne uje te ngrohte dhe ia shtojme miellit duke e punuar brumin me dore per te pakten 5 minuta. Pas kesaj, shtojme kripen, pak sheqer dhe vajin e ullirit duke vazhduar serisht perzierjen edhe per disa caste.

Ne kete moment, e vendosim brumin te fryhet ne nje ambjent te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur) per rreth 3 ore derisa te dyfishoje vellimin e tij. Duke qene se mielli i misrit nuk permban niseshte, nuk eshte e lehte qe perberja te fryhet. Per kete arsye eshte mire te ruhet raporti i dy llojeve te miellit, apo te shtohet doza e atij 00.

Kur te kete kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne 6 pjese te barabarta duke i dhene forme gjatesore, katrore, rrethore etj, dhe i vendosim serisht brenda ne furre te ndezur ne 50°C derisa te dyfishoje serisht vellimin (mund te nevojiten rreth 2 ore).

I pjekim buket e misrit ne 210°C per rreth 20 minuta duke futur brenda ne furre dhe nje ene te vogel me uje qe i reziston nxehtesise; kjo nuk do te lejoje qe buka te thahet tepe

Advertisements

Petanik (ose palanik) me miell misri

Perberesit per 4 persona

  • 200gr miell misri
  • 500ml qumesht
  • 7 veze
  • 150gr gjalp
  • 150gr djath te bardhe
  • 2-3 luge vaj
  • kripe

Ne nje tas te madh dhe te thelle rrahim vezet e plota, shtojme qumeshtin, pak kripe dhe miellin e misrit te cilin e kemi situr fillimisht. Shtojme gjithashtu nga pak uje te vaket duke zene nje brum te holle.  Nje pjese te ketij brumi e hedhim ne nje tave te cilen fillmisht e kemi lyer me vaj derisa te formohet nje shtrese e holle dhe e fusim ne furre 180 grade per te marre nje faqe. Vazhdojme ne kete menyre derisa te perfundoje i gjithe brumi qe gjendet ne ene. Ne shtresen e fundit te brumit shtojme djathin e bardhe te grire, e sperkasim me gjalp dhe e pjekim ne furre

Lakror me miell misri

Lakrori eshte nje lloj byreku i pregatitur sidomos ne krahinen e Korces. Receta origjinale perfshin pjekjen e lakrorit ne sac dhe mbushjen e tij me hithra, por duke qene se kete luks e kane vetem grate korcare qe jetojne me teper ne zonat rurale, ne po iu paraqesim nje recete te perafert e cila eshte po aq e shijshme.
Perberesit per 4 persona

  • 250gr miell misri
  • 400ml uje (2 gota)
  • 2-3 luge vaj
  • kripe

Per mbushjen:

  • 1kg spinaq
  • 100gr djath te bardhe
  • 1 veze
  • kripe
  • piper

Ne fillim, sitim miellin e misrit dhe e hedhim ne nje tenxhere me uje te valuar me pak kripe duke e perziere derisa te formohet nje mase e trashe. E heqim nga zjarri dhe e shtrojme ne nje tave te cilen e kemi lyer me pak vaj. Mbi te shtojme mbushjen me spinaq te cilen e pregatisim ne kete menyre:

Ballakume Elbasani

Ballakumet jane nje embelsire tipike elbasanase te cilat tradicionalisht jane gatuar ne Diten e Veres ne 14 Mars. Gatimi i tyre kerkon pak teknike dhe vemendje te vecante, por nqs keni kujdes ne pregatitje asgje nuk eshte e pamundur dhe rezultati do te jete mjaft i kenaqshem!
Perberesit per ballakumet

  • 1kg miell misri
  • 100gr miell gruri
  • 1kg sheqer
  • 400gr gjalp
  • 50ml qumesht
  • 8 veze

Si fillim, tretim gjalpin ne nje tenxhere alumini dhe e leme per rreth gjysme ore derisa te funderrojne kriperat e tij. Me pas ne nje ene te thelle rrahim gjalpin e tretur me sheqerin derisa te formohet nje mase e bardhe dhe homogjene.