Arkiva Etiketash: Supa krem

Supë krem me kungulleshka

Kungulleshkat jane nje nga perimet qe mund te hyjne kudo, per shkak te shijes se tyre teper delikate dhe vitaminave e mineraleve. Sot po iu propozojme nje supe krem teper te thjeshte dhe te shijshme, e pershtatshme edhe ne ditet e nxehta te veres; mund ta shijoni ne temperature ambjenti apo edhe te ftohte shoqeruar me copeza buke te skuqura ne gjalp (ose thjesht te thekura).

Perberesit

  • 2 kungulleshka mesatare
  • 1 patate mesatare
  • 1 karrote
  • 1 qepe e madhe
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 gjethe dafine
  • 1.5l leng perimesh ose pule te pregatitur me koncentrate
  • 4 luge pana kuzhine
  • pak majdanoz te fresket
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri
  • gjalp

Si fillim, vendosim nje tenxhere ne zjarr mesatar ne te cilen shkrijme plotesisht gjalpin bashke me vajin e ullirit. Shtojme qepen e grire holle dhe e leme te kaverdiset per rreth 5 minuta derisa te rezultoje transparente. Shtojme thelpinjt e hudhrave te copetuara, pataten, karroten dhe kungulleshkat te prera ne copeza te vogla dhe se fundi erezat. I rregullojme te gjitha perimet me pak kripe dhe piper dhe i kaverdisim per rreth 5 minuta te tjera derisa te zbuten dhe te marrin nje ngjyre te lehte.

Shtojme lengun e perimeve apo te pules dhe e ziejme supen ne zjarr mesatar per 10-15 minuta. Pas kesaj kohe, e heqim nga zjarri, eleminojme gjethen e dafines dhe me ndihmen e nje mikseri e reduktojme ne krem te gjithe perberjen duke lene sipas deshires disa perime te plota. Shtojme panen e kuzhines, e rregullojme me kripe dhe piper sipas deshires dhe e servirim te sperkatur me pak majdanoz te grire.

*Keshille: Duke qene se supa do te reduktohet ne purè, mos u shqetesoni per rregullsine e copezave te perimeve. Per me teper, sa me te vogla te jene perimet, aq me shpejt gatuhet supa.

Supë krem me kungull

Supa me kungull eshte nje pjate e pare antike, tipike e qytetit te Milanos ne Itali. E pregatitur me pak perberes, bashkon nen shijen e saj edhe makaronat e vogla te cilat gatuhen ne qumesht dhe ne puren e kungullit. E sperkasim me pak djath grana te grire, i shtojme pak gjalp dhe vakti yne do te jete delikat dhe i shendetshem.
Perberesit per 4 persona

  • 600gr tul kungulli
  • 600ml qumesht
  • 100gr makarona per supe
  • 100gr djath grana te grire
  • 40gr gjalp
  • kripe

Presim ne copa te vogla tulin e kungullit dhe e ziejme ne uje pak te kripur derisa te zbutet plotesisht, e kullojme dhe e grijme te gjithe perberjen ne mikser.

Ne nje tenxhere hedhim qumeshtin dhe e cojme ne zierje, shtojme puren e kungullit, i perziejme mire dhe e rregullojme me kripe. Shtojme ne kete moment edhe makaronat per supe te cilat do te ziejne ne zjarr te moderuar duke i perziere here pas here derisa te jene te buta. Ne momentin e fundit shtojme gjalpin, gjysmen e djathit grana te grire (me gjysmen tjeter sperkasim supen ne momentin e servirjes) i perziejme dhe e sherbejme akoma te ngrohte.

*Keshille: Per ta bere kete pjate akoma me te shijshme, provoni te shtoni edhe copeza buke te skuqura ne gjalp (si ne foto).

Supë krem me domate

Supa krem me domate eshte nje recete klasike e kuzhines nderkombetare edhe pse jo shume e njohur ne vendin tone. Teper e shijshme e e thjeshte ne pregatitje mund te shijohet mjaft mire ne keto dite te nxehta, sepse kombinon aciditetin e domateve me kremozitetin e panes.
Perberesit per 2-3 persona

  • 1kg domate te pjekura mire
  • 1 luge koncentrat domatesh
  • 1 qepe e vogel
  • 2 thelb hudher
  • 70gr pana e lengshme
  • 1 luge miell
  • 1 luge vaj ulliri
  • pak gjalp
  • 1/2 luge te vogel sheqer
  • 400ml leng i pregatitur nga koncentrate
  • pak karafil pluhur
  • kripe

Si fillim, shkrijme gjalpin bashke me vajin e ullirit ne nje tigan ne zjarr te avashet.

Qerojme dhe presim shume holle qepen te cilen e vendosim ne tiganin me siper per ta skuqur per rreth 10 minuta, ne fund shtojme edhe thelbin e hudhres te qeruar dhe te grire imet. E sperkasim perberjen me miell dhe e preziejme edhe per pak minuta.

Supë krem me lulelakër dhe pana

Supa krem me lulelaker dhe pana eshte nje pjate teper e shijshme dhe perfekte per t’u konsumuar sidomos ne darke.
Perberesit per 2 persona

  • 1 lulelaker e vogel
  • ½ qepe
  • 1 thelb hudher
  • 1 kub koncentrate perimesh
  • 1 te verdhe veze
  • 50ml pana kuzhine
  • 3 feta buke tosti
  • tulin e nje fete buke
  • vaj ulliri
  • kripe
  • pak djath kackavall te grire

Si fillim pregatisim lengun e perimeve me nje kub koncentrate perimesh dhe 750ml uje. Nderkohe lajme lulelakren duke i hequr pjeset e demtuara dhe e presim ne copa te vogla. Presim holle edhe qepen dhe hudhren te cilat i kaurdisim ne nje tigan me pak vaj ulliri. Se fundi shtojme copat e lulelakres dhe i preziejme me nje luge druri.

I shtojme perberjes tulin e bukes te therrmuar, i lagim te gjithe perberesit me lengun e perimeve dhe i ziejme per 20 minuta ne zjarr te avashem. Me pas i heqim nga zjarri dhe e grijme te gjithe perberjen me ndihmen e nje mikseri, shtojme te verdhen e vezes, panen dhe djathin kackavall te grire dhe i perziejme akoma dhe per pak minuta.

E vendosim kremin me lulelaker ne dy tasa dhe i hedhim pak vaj ulliri siper. Gjithashtu per ta shoqeruar perdorim edhe disa kubik buke per tost te cilat i kemi thekur fillimisht ne thekese apo ne furre per 1-2 minuta.

Supë krem me brokoli

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe krem me brokoliKjo pjate me shume pak kalori (vetem 200 kalori!) eshte e lehte, kremoze dhe e shijshme. Mund te serviret fare mire ne nje darke pas festave duke synuar reduktimin e kalorive te teperta ne total… Provojeni dhe rezultati do te jete mbreselenes!

Perberesit

  • 400gr lule brokoli
  • 2 patate mesatare, te prera ne copa
  • 1 thelpi hudher te qeruar dhe te shtypur
  • mente e fresket
  • borzilok i fresket
  • 1 liter leng perimesh ose uje
  • 4 luge vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Si te pergatisim supen me brokoli

Supe krem me brokoli 1

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer hudhren, patatet dhe brokolit per disa minuta (1). Shtojme borzilokun dhe menten e fresket dhe i leme derisa te marrin shije (2). Shtojme uje te nxehte ose leng perimesh dhe e ziejme supen per rreth 20 minuta, apo derisa brokoli te zbutet (3).

Supe krem me brokoli 2

Kur perimet te jene zbutur plotesisht (4) e kalojme te gjithe masen ne nje perzieres me zhytje derisa te perftojme nje krem homogjen. Shtojme edhe pak vaj ulliri ne siperfaqe dhe e perziejme mire (5). E rregulloje supen krem me kripe, piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme te zbukuruar me ndonje gjethe mente (6) .