0 0
Gjellë me mish dhe lakër të bardhë

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Gjellë me mish dhe lakër të bardhë

  • Mesatare

Udhëzimet

Share

Gjella me laker te bardhe gatuhet ne shtepine tone sapo afrojne ditet e ftohta. Edhe pse varianti tradicional eshte me mish derri, ne preferojme ate me mish viçi duke qene se eshte edhe me i shendetshem per femijet. Shoqerojeni me pak buke te thekur, turshi dhe djath te bardhe!

Perberesit

  • 400gr mish viçi tul, i ndare ne copeza
  • 1/2 laker e bardhe (300-400gr), e prere ne shirita holle
  • 1 qepe e madhe, e grire holle
  • 200gr salce domatesh
  • 1 spec i kuq, i prere holle
  • 2 gjethe dafine
  • vaj ulliri
  • piper i zi kokerr
  • piper i zi i sapobluar
  • kripe

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen, specin e kuq dhe mishin per pak minuta. Shtojme lakren e bardhe, salcen e domateve, e rregullojme me kripe, disa kokrra piper te zi, dafinen dhe rreth 1 liter uje. I ziejme me kapak mbyllur ne zjarr te ngadalte per rreth gjysme ore derisa uji te kete shterruar dhe gjelle te kete dal ne vaj.

E sperkasim me piper te zi te sapobluar dhe e shoqerojme me buke te thekur.

Foto nga: http://www.gourmetgirlcooks.com

Purè patatesh
previous
Purè patatesh
menu javore #3
next
menu javore #3
Purè patatesh
previous
Purè patatesh
menu javore #3
next
menu javore #3

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here