Përbërësit
-
180 gr miell 00
-
3 vezë
-
300 gr djathë i bardhë
-
100 gr ullinj jeshil
-
100 ml vaj ulliri
-
100 ml qumësht
-
1 pako e vogël pluhur pjekës
-
2 lugë gjelle plot erëza të freskëtaborzilok, majdanoz, mente, koper etj
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Ngrohim furren ne temperaturen 180°C. |
2
Kryer
|
Ne nje ene rrahim vezet me vajin dhe qumeshtin, shtojme miellin, djathin, erezat, kripe, piper, pluhurin pjekes duke i perziere shume mire. Shtojme se fundi edhe ullinjte ne copa te vogla ose te plote. |
3
Kryer
|
Lyejme me gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket ose drejtkendore keku, hedhim perberjen e mesiperme dhe e pjekim ne furre te nxehte per rreth 40 minuta. E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e presim ne feta. |