Udhëzimet
Ne kete postim kam bashkuar disa nga recetat e mia te preferuara per tju sjelle nje menu javore te planifikuar paraprakisht.
Shkurtimisht, javen do ta planifikojme keshtu:
E hene – do te jete dita pa mish! Mishin do ta zevendesojme pergjithesisht me bishtajore.
E marte – mish pule
E merkure – receta Italiane (makarona/njoki etj)
E enjte – gjelle me mish viçi
E premte – supa me mish ose jo
E shtune – gatime me prodhime deti ose eksperimentim me receta te reja
E diel – receta tradicionale ose tradicionale te modernizuara
Do tju sugjeroj gjithashtu edhe:
–nje embelsire per ta gatuar ne fundjave, ne menyre qe mengjesi i se dieles te behet me i shijshem!
–dy sallata per te shoqeruar vaktet kryesore gjate javes. Zgjedhja e sallates eshte mjaft personale, per kete arsye perbersit nuk jane perfshire ne listen e pazarit. Une zakonisht pregatis nje sallate cdo dy ose tre dite dhe e ruaj ne frigorifer ne nje tas me kapak hermetik.
Menuja javore do te postohet çdo te premte ne faqen unegatuaj.com!
E HENE
Supë me thjerrëza dhe salçiçe
E MARTE
Kubik pule kremozë me djath filadelfia
E MERKURE
Makarona me mish të grirë (kimë)
E ENJTE
Gjellë me presh
E PREMTE
Supë me oriz dhe rukola
E SHTUNE
Sardele të vogla me limon në furrë
E DIEL
Pulë me oriz në furrë me domate dhe borzilok
EMBELSIRE
Kek me portokall dhe kanellë
SALLATA
Sallatë me patëllxhan të pjekur
Sallatë me panxhar të marinuar