Përbërësit
-
4 patatemesatare
-
4 karrotamesatare
-
300 gr bizele të ngrira
-
300 gr majonezë
-
2 vezë
-
2-3 kastraveca turshi
-
2 lugë gjelle uthull molle
-
2 lugë gjelle vaj ulliri
-
kripë
-
piper i bardhë
Udhëzimet
Eshtë kurioz fakti që kjo sallatë merr emra të ndryshëm në varësi të vendeve ku pregatitet: në Rusi njihet si sallatë franceze ose Olivier, ndërsa në Gjermani njihet si sallata Italiane!!!
Hapat
1
Kryer
|
Për të pregatitur këtë sallatë na nevojiten 4 enë të veçanta në të cilat do të ziejmë perimet në ujë të kripur: patatet e prera në kubik mesatar (7-10 minuta), karrotat e prera në feta apo në kubik (5-7 minuta), bizelet e ngrira (3-4 minuta) dhe vezët (7 minuta). |
2
Kryer
|
Pasi të ketë perfunduar zierja, por perimet të mos jenë zbutur shumë, i vendosim të gjitha në një kullojëse derisa të humbasin ujin e tepërt ndërsa vezët i presim në copa të vogla duke i lënë mënjanë (të njëjtën gjë bëjmë edhe me kastravecat turshi). Kur perimet të jenë të vakta, i hedhim në një tas të madh qelqi bashkë me kastravecat turshi dhe i rregullojmë me pak vaj ulliri, uthull, pak kripë dhe pak piper. |
3
Kryer
|
Në momentin që janë ftohur plotësisht, në tas shtojmë edhe vezët e prera në copa të vogla dhe së fundi majonezën. E vendosim sallatën ruse në frigorifer për të paktën një orë për të lejuar shijet të bashkohen me njëra tjetrën. E vendosim sallatën në nje pjatë të cekët duke e lyer sipër me një shtresë të hollë majonezë dhe e zbukurojmë sipas dëshirës dhe rastit: me fetat vezësh të ziera, kastraveca turshi, speca gogozhare, karrota të ziera, ullinj, kaperi etj. |
4
Kryer
|
Ja disa rregulla për të përftuar një sallatë ruse të shijshme1. përdorni një majonezë cilësore, akoma më mirë nëse është e pregatitur në shtëpi |
5 komente Fsheh komentet
Prsh çfare uthulle duhet te perdorim edhe per sa i perket piperit duhet piper i zi i bluar apo me kokrra? Ju lutem me ktheni shpejt pergjigje sepse dua ta gatuaj per Vit te ri, flm per recetat.
Lena edhe mos ti hedhesh piper nuk prish pune. Une e bej shpesh sallaten ruse por asnjehere nuk i kam hedhur piper. Ti bej si te duash.
A ka ndnj problem nese perdorim kastravece jo turshi ?
@Erkani, ne rast se nuk ke ose nuk te pelqejne kastravecat turshi, zgjidh nje lloj tjeter turshie, psh specat e kuq. Kjo sepse turshite sherbejne si kontraste ne shijen e sallates ruse.
Ne rregull, shm flm. Respekte , pasi kam gatuar disa nga recetat dhe kane qene shume te shijshme.