Përbërësit
-
...për 4 antipasta të vogla:
-
400 gr djathë i bardhë dhie ose dele
-
8 domate të vogla
-
4 thelpinjë të paqëruar hudhër
-
4 lugë gjelle vaj ulliri
-
pak rigon i thatë
-
kripë
Udhëzimet
Kjo është një recetë frymëzuar nga udhëtimi im i fundit në Greqi. E kam provuar në disa variente: me ullinj, qepë, speca të kuq, por kjo është mënyra që e preferoj: djathë i bardhë dhie ose dele i pjekur, kremoz dhe tepër i shijshëm.
Nëse e gatuani në tavë të madhe për disa persona, duhet të keni parasysh të përdorni domate të vogla, dhe jo domate në copa pasi përmbajnë shumë ujë dhe do tja u bëjnë tavën tepër të ujëshme.
Hapat
1
Kryer
|
E ndajmë djathin e bardhë në 4 feta. Nëpër tava të vogla individuale vendosim në fillim fetën e djathit dhe anash tij domatet dhe hudhrën e paqëruar. I spërkasim me pak kripë, rigon dhe vaj ulliri. E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 20-25 minuta derisa djathi të shkrihet. E shërbejmë menjeherë me bukë të thekur, pite ose biskota të kripura (krekërs). |