0 0
Saganaqi (djathë i skuqur grek)

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
4 feta djathë kaçkavall dele
4 lugë gjelle vaj ulliri
miell
limon (lëngu)
sipas dëshirës piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

6 gr
Proteina
21 gr
Yndyrna
8 gr
Karbohidrate
241
Kalori për racion

Saganaqi (djathë i skuqur grek)

një antipastë tipike greke shumë e shijshme, por edhe kalorike.

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Djathi që përdoret për këtë lloj pjate është djathi kaçkavall i deles (mund të përdoret edhe pecorino romano) i cili skuqet në një tigan të vogël derisa të formojë flluska në sipërfaqen e tij dhe shpesh shërbehet i spërkatur me limon dhe piper të zi.

  • 15 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Presim djathin kackavall në feta me trashësi rreth 1/2 cm (nëse nuk është i prerë paraprakisht), i lagim fetat me ujë të ftohtë dhe i kalojmë në miell. Në një tigan të vogël nxehim fort vajin e ullirit në zjarr mesatar dhe skuqim fetat e djathit nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I servirim të ngrohta spërkatur me lëng limoni të freskët dhe piper të zi sipas dëshirës.

2
Kryer

*Këshillë:

Nëse dëshironi, djathin mund ta kaloni në vezë të rrahur pasi e keni kaluar në miell. Gjithashtu në qoftë se iu pelqen shija pikante, miellit mund ti shtoni edhe pak piper.

Të drejtat e imazhit i takojnë: maxifoods.net.au

Sallatë Kapreze
previous
Sallatë Kapreze
Salcë xaxiqe
next
Salcë xaxiqe
Sallatë Kapreze
previous
Sallatë Kapreze
Salcë xaxiqe
next
Salcë xaxiqe

Një koment Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here