Përbërësit
-
4 domatetë forta dhe të pjekura
-
500 gr djathë mocarela
-
borzilok i freskëtose rigon i thatë
-
vaj ulliri
-
kripë
Udhëzimet
Është e përbërë nga domate dhe djathë mocarela, të prera këto në feta apo në kubik dhe të rregulluar me kripë, vaj ulliri dhe rigon apo borzilok.
Hapat
1
Kryer
|
Në fillim, vendosim vajin e ullirit me kripë dhe rigon (apo borzilok) në një enë të vogël duke i lënë të marinohen. |
2
Kryer
|
Ndërkohë presim në feta me trashësi rreth 1/2cm domatet e lara e të pastruara dhe të njëjtën gjë bëjmë edhe me djathin mocarela. I vendosim në një pjatë të cekët duke i alternuar këto dy përbërës si në figurë. Sipër i hedhim vajin e ullirit me kripë dhe rigon dhe sipas dëshirës edhe disa gjethe të freskëta borziloku për zbukurim. |
3
Kryer
|
*Shënim:Nëse doni ta bëni sallatën tuaj akoma më të shijshme, pregatisni një salcë borziloku duke grirë në mikser disa gjethe borzilok me vaj ulliri, pak kripë dhe stika pishe. Të drejtat e imazhit i përkasin: themom100 |