Përbërësit
-
4 fileto dreri
-
piper i zi i sapobluar
-
kripë
-
vaj ulliri
-
...sallata për shoqërim:
-
2 patate të ziera
-
1 dorë misër i zierë
-
4-5 kastraveca turshi
-
1 qepë
-
1 lugë gjelle majonezë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Filetot i thajmë shumë mirë me letër kuzhine dhe i fërkojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosim në zjarr shumë të lartë një tigan pa shtuar yndyrë dhe e nxehim fort. Skuqim filetot e mishit për 2-3 minuta nga secila anë. Në sipërfaqe do jetë krijuar një kore e kuqerremtë dhe lëngjet e mishit do kenë ngelur në brendësi. |
2
Kryer
|
Parangrohim furrën në 120°C. I transferojmë filetot e mishit të drerit në një tavë dhe i pjekim për 5 minuta. Në këtë mënyrë mishi do të jetë i butë brenda dhe pak kërc në sipërfaqe. |
3
Kryer
|
Unë e kam shoqëruar me këtë sallatë: patate të ziera, kastraveca turshi, misër dhe qepë, të gjitha të prera në të njëjtën madhësi, të kriposura dhe të rregulluara me vetëm 1 lugë majonezë. Gjithashtu edhe me brusketa me krem ullinjsh kallamate. |