Përbërësit
-
4-6 fileto peshku të kuq
-
1/2 qepë
-
300 gr spinaq i freskët
-
2 lugë gjelle krem pana për gatim
-
1 lugë gjelle gjalp
-
për skuqje vaj luledielli
-
pak miell
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Për peshkun:Nëse përdorim fileto peshku të freskëta, i thajmë pak me letër kuzhine. Nëse përdorim fileto peshku të ngrira, i lëmë per 4-5 orë të shkrijnë në temperaturë ambjenti, apo gjithë natën në frigorifer, dhe më pas eleminojmë lëngjet që kanë lëshuar duke i tharë me letër kuzhine. Në një enë, përziejmë pak miell me kripë e piper dhe kalojmë filetot e peshkut duke i lyer mirë nga të gjitha anët. I skuqim për pak minuta nga të dyja anët në vaj vegjetal (luledielli, misri etj), por jo vaj ulliri ose gjalp, pasi i ndryshon plotësisht shijen peshkut. Filetot e peshkut duhet të gatuhen në zjarr mesatar-në të ulët që të bëhen krokant jashtë dhe të butë në brendësi. |
2
Kryer
|
Për salcën me spinaq:Kavërdisim në pak gjalpë qepë e grirë hollë, shtojmë spinaqin e larë dhe të prerë hollë dhe e lëmë derisa të bjeri vëllimi. E rregullojmë me kripë, piper dhe pak krem pana. Shija e të dyjave shkon mrekullisht me njëra tjetrën! |