Udhëzimet
Hikerra ose gruri hikerror, ka nje shije neutrale e cila kombinohet ne menyre perfekte me perimet, mishin, peshkun apo kerpudhat. Receta qe po ju paraqes me poshte, eshte ideale per ata qe duan te hane lehte, shendetshem dhe me shije. Sot do ta kombinojme me kerpudha, spinaq bebe dhe domate qershize. Ja sesi:
Perberesit
- 150gr hikerr (1 gote)
- 1 qepe e kuqe e vogel, e prere holle
- 150gr kerpudha, te prera ne feta
- 100gr spinaq bebe, i pastruar dhe i lare
- nje dore domate qershize (6-7 kokerra)
- kripe
- piper te zi te sapobluar
- pak hudher hungareze te thate
- vaj ulliri ekstra te virgjer
- 1 luge gjelle uthull molle
Si fillim, shplajme shume mire grurin hikerror nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht i paster. Pas kesaj, e vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe e leme te zbutet gjithe naten. Per te lehtesuar kete proçes, shtojme edhe nje luge gjelle uthull molle.
Ne kete moment, hikerra eshte zbutur dhe eshte gati per tu gatuar. E shplajme shume mire dhe e ziejme ne nje tenxhere me uje te vluar per 3-5 minuta. E kullojme dhe e kalojme menjehere nen uje te ftohte.
Ne nje tigan, kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri qepen e kuqe derisa te zbutet (1). Shtojme kerpudhat e prera ne feta (2), kripe, piper te zi te sapobluar, hudher hungareze dhe vazhdojme gatimin per disa minuta derisa kerpudhat te zbuten (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme) (3).
Shtojme spinaqin bebe (4), domatet qershize te plota (5) dhe i leme derisa spinaqi te ule volumin. Shtojme ne fund edhe hikerren e shtrydhur mire me dore, e perziejme mire derisa te marre shije dhe e sherbejme neper pjata zbukuruar me ndonje gjethe spinaq bebe (6).