0 0
Kek me çokollatë të zezë dhe arrë kokosi

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
200 gr miell 00
100 gr kakao
150 gr sheqer
50 gr arrë kokosi e grirë
3 vezë në temperaturë ambjenti
250 ml qumësht
50 ml vaj luledielli
1 pako e vogël pluhur pjekës
...per lyerje:
150 gr çokollatë e zezë
pak arrë kokosi e grirë

Vlerat ushqyese të recetës

9 gr
Proteina
20 gr
Yndyrna
61 gr
Karbohidrate
454
Kalori për racion

Kek me çokollatë të zezë dhe arrë kokosi

Veshtire te gjeni nje kombinim me perfekt se ai i çokollates se zeze me arren e kokosit. Dhe veshtire te gjeni nje embelsire qe pregatitet ne vetem 10 minuta!

Përbërësit

  • ...per lyerje:

Udhëzimet

Share

Keku qe do tju propozojme sot eshte ideal per çdo moment te dites, por sidomos per mengjet e fundjaves atehere kur kemi deshire per diçka ndryshe nga ditet e tjera. Eshte i bute ne brendesi dhe krokant ne siperfaqe, gje qe vjen si pasoje e çokollates me te cilen eshte lyer.

Hapat

1
Kryer

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim shume mire vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme vajin dhe qumeshtin dhe vazhdojme perzierjen.

2
Kryer

Ne nje tas, perziejme perberesit e thate duke i situr nje nga nje: miellin, kakaon, pluhurin pjekes dhe se fundi shtojme arren e kokosit te grire. Ja shtojme kete perzierje mases se mesiperme dhe vazhdojme rrahjen derisa te kemi perftuar nje brume homogjen.

3
Kryer

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire me ndihmen e nje spatule. E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per rreth 40 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet brenda formes.

4
Kryer

Nderkohe shkrijme çokollaten ne banjomari, ose ne nje tenxhere te vogel ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpesh derisa te behet kremoze. Nxjerrim kekun nga forma dhe e lyejme me çokollaten e zeze. E sperkasim siper me arre kokosi te grire dhe e sherbejme te prere ne feta.

Pite e mbushur me fileto pule
previous
Pite e mbushur me fileto pule
Makarona me qofte të vogla
next
Makarona me qofte të vogla
Pite e mbushur me fileto pule
previous
Pite e mbushur me fileto pule
Makarona me qofte të vogla
next
Makarona me qofte të vogla

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here