Përbërësit
-
100g miell integral
-
2 vezë
-
120g karrotatë grira
-
100g pure' molle
-
30g lajthi të bluara
-
10g pluhur pjekës
-
20g vaj kokosi
-
një majë luge kripë
-
kanellë
-
xhinxher pluhur
-
arrë moskatë e grirë
-
Për kremin sipër:
-
2 lugë gjelle krem djathi
-
2 lugë gjelle kos i trashë grek
-
sipas dëshirës mjaltë
Udhëzimet
Kek me karrota i shendetshem? Po sikur tju them qe kjo recete nuk ka asnje gram sheqer, asnje gram gjalp, por eshte aq e mire per mengjes dhe mund te hani teorikisht sa te doni 😁 Ok ok, sa te doni mbase jo, por ka vetem perberes te shendetshem te cilet nuk do tju bejne te ndiheni ne faj pas 2 apo 3 copash. Le ta quajme nje kek me karrota dietik me nje shije fantastike!
Hapat
1
Kryer
|
Rrahim vezet me ndihmen e nje mikseri derisa te shkumezohen. |
2
Kryer
|
Shtojme te gjithe perberesit e tjere pak nga pak nderkohe qe i perziejme me kujdes. I japim shije kekut me kanelle, xhinxherin pluhur dhe arren moskate sipas deshires. Gjithashtu shtojme edhe pak mjalte nese e duam akoma me te embel (karrotat e grira dhe pureja e molles i japin pak embelsi) |
3
Kryer
|
E hedhim brumin ne nje tave katrore te vogel 18x18cm ose te rrumbullaket me diameter 18cm. E pjekim ne 175°C per rreth 25 minuta, me pas e leme te ftohet plotesisht. |
4
Kryer
|
Per kremin, bashkojme kremin e djathit me kosin e trashe grek dhe pak mjalte sipas deshires. E perhapim siper kekut te ftohur dhe e sherbejme me pak arra/lajthi te grira siper. E ruajme ne frigorifer per 3-4 dite, keshtu kremi qendron kompakt. Do ta vini re qe te nesermen do jete akoma dhe me i mire! |