0 0
Kek me dardha dhe vaj ulliri

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...per nje tave katrore 27cmX27cm:
300 gr miell 00
1 pako e vogël pluhur pjekës
4 vezë
200 gr sheqer
2 lugë gjelle sheqer kane (sheqer kaf)
200 gr kos me yndyrë
6 lugë gjelle vaj ulliri
1 lëkurë e grirë limoni
1 lëng limoni
2 dardhë
2 lugë gjelle bukë e tharë e grirë
një majë luge kripë

Nutritional information

8 gr
Proteina
13 gr
Yndyrna
62 gr
Karbohidrate
397
Kalori për racion

Kek me dardha dhe vaj ulliri

Kush do ta mendonte qe ky kek do te pelqehej kaq shume nga e gjithe familja dhe do te bente pjese ne recetat tona te preferuara? Realizohet kaq thjeshte dhe shpejt, sa nuk ka nevoje te gozhdoheni me ore te tera ne kuzhine. Per me teper eshte edhe i shendetshme sepse permban vaj ulliri ne vend te gjalpit dhe copa frutash. Provoni ta shoqeroni ne mengjes me nje filxhan kafe ose çaj apo pasdite per disa momente te embla.

Features:
  • Vegjetariane

Ingredients

  • ...per nje tave katrore 27cmX27cm:

Directions

Share

Ne kete recete kam perdorur dardha te tipit Abate qe arrijne maksimumin e shijes se tyre nga Gushti deri ne Nentor, por ndihuni te lire te perdorni llojin qe ju pelqen me shume dhe qe gjeni me lehtesisht ne treg.
Ndersa tava ne te cilen e kam gatuar kekun eshte nga linja Delimano Stone Legend CopperLUX e cila eshte perfekte edhe per embelsira perveçse per receta te kripura.

(Visited 40 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Presim dardhat ne copa te vogla, i lagim me lengun e limonit ne menyre qe te mos nxihen dhe i leme menjane.

Perziejme ne nje tas miellin e situr me pluhurin pjekes dhe e leme menjane.

2
Done

Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve. Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te bardhat e vezeve me nje maje luge kripe derisa te formohet nje shkume e bardhe qe nuk bie nga ena.

3
Done

Ne nje tjeter ene, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin e bardhe derisa te perftojme nje krem me ngjyre te verdhe te hapur. Shtojme kosin, vajin e ullirit dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda. Shtojme miellin me pluhurin pjekes, lekuren e limonit dhe me shpejtesi minimale vazhdojme perzierjen. Shtojme se fundi edhe te bardhat e vezeve te rrahura duke i bashkuar me delikatese nga poshte lart me ndihmen e nje spatule ne menyre qe brumi te mos ule vellimin.

4
Done

Ne fund, shtojme edhe copezat e dardhave, e perziejme mire te gjithe masen dhe e hedhim ne nje forme katrore te lyer me pak vaj ulliri dhe buke te grire. E sperkasim me sheqerin kaf dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta.

5
Done

E leme te ftohet plotesisht perpara se ta heqim nga forma. E zbukurojme me feta te holla dardhash, me gjethe mente te fresketa dhe me pak sheqer te bardhe.

6
Done

Ruajtja: per 3-4 dite ne nje ene te mbyllur hermetikisht.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Tavë me patate dhe sallam
next
Fileto viçi me pana dhe kërpudha
previous
Tavë me patate dhe sallam
next
Fileto viçi me pana dhe kërpudha

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here