0 0
Pema e Vitit të Ri me brumë sfoljat

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Pema e Vitit të Ri me brumë sfoljat

  • Mesatare

Udhëzimet

Share

 

Peme e vitit te ri prej brumi sfoljate

Nje antipaste shume e veçante te cilen mund ta servirni ne tavolinen tuaj te festave te fundvitit. Kerkon minimumin e perberesve dhe fare pak kohe si per tu pregatitur ashtu dhe per tu pjekur.

Perberesit per nje peme Vitit te Ri

  • 2 peta sfoljat te gatshme (ose te pregatitura vet sipas recetes qe do ta gjeni ketu)
  • 4 feta djath qe shkrin (psh guda)
  • 4 feta proshute
  • 10 domate qershize
  • disa kokrra ullinj pa berthame
  • pak qumesht per lyerje

Vendosim te dyja petet sfoljate ne tavolinen e punes dhe me ndihmen e majes se nje thike te mprehte i japim formen e pemes se Vitit te Ri duke formuar pjesen e siperme dhe trungun (me pjeset e mbetura te brumit sfoljat mund te formoni byreçka te vogla). E leme menjane njeren pete dhe mbi peten tjeter vendosim fetat e proshutes dhe djathit. E mbulojme me peten tjeter duke ushtruar pak presion me mollezat e gishtave ne anet e pemes ne menyre qe gjate pjekies petet te mos hapen.

Formojme deget e pemes duke e prere pjesen e siperme ne shirita horizontal te cilet me pas i rrotullojme rreth vetes. E dekorojme pemen ne siperfaqe me gjysma domatesh qershize dhe ullinjsh, e lyejme me pak qumesht dhe e fusim ne furre te parangrohur ne 200°C per 20-25 minuta. E leme te ftohet pak ne temperature ambjenti perpara se ta sherbejme.

*Keshille: Mbushja e pemes se Vitit te Ri mund te jete sipas deshires, psh me gjize e spinaq, qepe e domate etj.
Mund te pregatisni edhe versionin e embel duke e shtuar si mbushje krem Nutella ose reçelera te ndryshem.

Byrek me kungull
previous
Byrek me kungull
Patëllxhan të mbushur
next
Patëllxhan të mbushur
Byrek me kungull
previous
Byrek me kungull
Patëllxhan të mbushur
next
Patëllxhan të mbushur

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here