0 0
Byrek me kungull

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për brumin:
600 gr miell i tipit 2 ose miell normal
350 ml ujë i ngrohtë
1 lugë çaji kripë
2 lugë gjelle vaj luledielli
për hapjen e petëve niseshte
për lyerjen midis petave gjalp
100 ml qumësht
...për mbushjen:
800 gr tul kungulli
100 gr djathë i bardhë
3 vezë
150 ml qumësht
100 gr ajkë qumështi ose gjalp i butë
2 lugë gjelle miell
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

18 g
Proteina
21 g
Yndyrna
87 g
Karbohidrate
610
Kalori për racion

Byrek me kungull

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për brumin:

  • ...për mbushjen:

Udhëzimet

Share

Byreku eshte nje nga gatimet tradicionale me te njohura te kuzhines Shqiptare, i servirur ne pothuajse çdo rast. Receta me kungull qe po ju paraqesim me poshte, mund te sherbehet si e embel (duke i shtuar 3 luge sheqer harxhes) ashtu dhe e kripur (duke shtuar pak djath te bardhe sipas deshires).

(Visited 74 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Pregatisim mbushjen duke rrahur ne nje tas vezet. Shtojme qumeshtin, miellin, gjalpin e bute ose ajken e qumeshtit, kripen, purène e kungullit dhe djathin e therrmuar. I perziejme shume mire dhe e leme mbushjen menjane nderkohe qe pregatisim brumin.

2
Kryer

Hedhim miellin ne robotin e kuzhines ose ne tavolinen e punes nese do ta punojme brumin manualisht dhe shtojme kripen. Fillojme perzierjen duke shtuar ujin pjese pjese. Shtojme edhe vajin i cili do te ndihmoje qe petet te hapen me lehtesisht dhe te behen me te shkrifta. Vazhdojme te punojme brumin derisa te rezultoje homogjen dhe te mos ngjise ne duar.

E transferojme brumin ne tavolinen e punes dhe e punojme edhe per disa minuta me dore ne menyre qe te behet elastik.

3
Kryer

E ndajme brumin ne 10 kuleç te vegjel te cilat i mbulojme me nje pecete te paster ne menyre qe te mos thahen.

Nisim me hapjen e peteve duke sperkatur tavolinen e punes me niseshte. Hapim çdo kulaç sa pellemba e dores duke i vendosim njeri siper tjetrit dhe duke i lyer midis tyre me gjalpe te shkrire. Nga 5 peta te vogla te hapura do te perftojme nje pete te madhe te cilen e hapim pak a shume sa madhesia e tepsise.

4
Kryer

Lyejme me gjalpe taven ku do te pjekim byrekun dhe shtrojme peten e madhe qe kemi hapur duke e rregulluar me dore. Shtojme mbushjen me kungull duke e perhapur njetrajtesisht mbi te gjithe peten.

Siper vendosim edhe 5 petet e tjera te hapura ne te njejten menyre.

5
Kryer

Presim anet e byrekut dhe i palosim qe mbushja te mos dal gjate pjekies. E presim ne copa ose racione (12), por duke pasur kujdes te mos e çojme thiken deri ne fund. E sperkasim ne siperaqe me 100 ml qumesht dhe pak gjalp.

E pjekim ne 200°C per 40-45 minuta apo derisa te kete marre ngjyre te arte.

Pas pjekies sipërfaqen e lagim me pak ujë dhe e mbulojmë me pecetë të pastër. E lëmë të pushojë 10-15 mintua përpara se ta sherbejme.

Youtube Video

Tortë e kripur me brokoli dhe salçiçe
previous
Tortë e kripur me brokoli dhe salçiçe
Featured Image
next
Pema e Vitit të Ri me brumë sfoljat
Tortë e kripur me brokoli dhe salçiçe
previous
Tortë e kripur me brokoli dhe salçiçe
Featured Image
next
Pema e Vitit të Ri me brumë sfoljat

3 komente Fsheh komentet

@Envagjelia, receten e çokollates se ngrohte e ke tashme te postuar ne faqen tone:
http://www.unegatuaj.com/cokollate-e-ngrohte-e-bere-ne-shtepi/

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here