Përbërësit
-
2 (rreth 500g) kungull i njomë
-
2 vezë
-
6 lugë gjelle miell 00
-
3 lugë gjelle kos
-
50g djathë i bardhë
-
1/2 pako pluhur pjekës
-
kopër e freskët
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Petullat me kungull: nje super recete e thjeshte dhe e shijshme e cila kombinon ne menyre perfekte freskine e kungullit, me ate te kopres, kosit dhe djathit te bardhe. Sapo e pashe te postuar tek mikesha ime Adeola, e pergatita direkt dhe si gjithmone rezultati nuk me zhgenjeu. Masave nuk i qendrova tamam besnike, mbase per faktin se sasia e miellit ndryshon nga lloji i te cilit perdorim, pra sa shume lageshtire mund te thithi ai.
Dhe e dini cila eshte qershia mbi torte e kesaj recete? Qe gatuhen vetem me nje pike vaj… po, po! Nje pike te vetme!
Hapat
1
Kryer
|
Grijme kungullin ne rende, shtojme pak kripe dhe e leme te pushoje per 10-15 minuta derisa ta leshoje komplet lengun. |
2
Kryer
|
Rrahim vezet, shtojme kosin, miellin, pluhurin pjekes, djathin e therrmuar, pak piper te zi, kopren e grire holle dhe se fundi kungullin e shtrydhur shume mire me dore. I perziejme te gjitha bashke derisa te na formohet nje brume mesatarisht i trashe. Nese brumi del i holle, shtojme edhe pak miell, nese del pak i trashe, shtojme kos. |
3
Kryer
|
Lyejme me shume pak vaj ulliri nje tigan qe nuk ngjit dhe me ndihmen e nje luge gjelle hedhim pak brume duke i dhene petullave madhesine e deshiruar. I skuqim/pjekim ne zjarr shume te ulet, rreth 10 minuta nga njera ane dhe 5 minuta nga ana tjeter. Kujdes! Zjarri duhet te jete minimal: ne kete menyre petullat do te piqen edhe brenda dhe sdo mbesin te pagatuara. |
4
Kryer
|
I sherbejme sipas deshires te ngrohta. Une i shoqerova me pak kos me kastravec te grire, kripe, vaj ulliri dhe koper. Me keto permasa dalin 12-14 petulla. |