0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
2 gota oriz kokërrgjatë
4 gota lëng mishi/ kockash/ pule/ perimesh
2 luge gjelle gjalp
kripë
Pilaf me gjalp

Pilaf me gjalp

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Pilafi me gjalp eshte mbase nje nga recetat me te thjeshta dhe shume te shijshme te kuzhines sone, edhe pse origjina realisht eshte Turke. Por, per pilafin autentik turk do te flasim ne nje recete tjeter. Nderkohe shijoni kete garniture apo pjate te pare te cilen mund ta shoqeroni me mish pule, mish vici, me kos per nje vakt me pak kalori apo me gjithcka tjeter qe preferoni.

Hapat

1
Kryer

Shkrijme gjalpin ne tenxheren qe do te pregatisim pilafin dhe kaverdisim ne te orizin e lare derisa te zverdhet dhe ta kete thithur komplet yndyren. Sipas deshires, orizin mund ta leme te marre me shume ngjyre apo me pak. Shtojme me pas ujin apo lengun e mishit, e rregullojme me kripe dhe e gatuajme me kapak gjysme te hapur per rreth 15 minuta ne zjarr te avashem pa e trazuar asnjehere gjate zierjes. Pilafi eshte gati ne momentin qe ne siperfaqe jane formuar vrimat klasike dhe uji ka avulluar plotesisht.

2
Kryer

E heqim nga zjarri dhe e leme per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur ne menyre qe kokrrat te shkriftohen si pasoje e avullit te brendshem. E servirim me mish pule, vici, apo me pak kos.

Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)
previous
Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)
Kek me portokall
next
Kek me portokall
Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)
previous
Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)
Kek me portokall
next
Kek me portokall

9 komente Fsheh komentet

Shume e shijshme me lejuat ta ndjej knaqsin ku ka pilaf aty haet me mire.

Komentet jane te ndaluar.

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here