Udhëzimet
Purèja e patateve eshte receta e pare fare qe une kam gatuar kur kam qene afer 10 vjeçe. Perveç nostalgjise qe me sjell gjithmone gatimi i kesaj pjate elementare, ne shtepine tone eshte shoqeruesja perfekte e çdo lloji mishi, peshku apo pjate vegjetariane (per shembull thjerrezave). Per nje variant me kremoz, mund te zevendosjme qumeshtin me pana kuzhine!
Perberesit
- 1kg patate me shume niseshte (patate te verdha), te lara shume mire
- 200-250ml qumesht me yndyre te plote
- 2 luge gjelle gjalp
- 2 luge gjelle djath kaçkavall te grire
- kripe
- arre moskate
Ziejme patatet me gjithe lekure ne uje me kripe per 30-35 minuta (varet nga madhesia e tyre). I kullojme dhe me shume kujdes i qerojme sa jane akoma te nxehta. I vendosim ne nje tas dhe i shtypim me nje shtypese patatesh ose nese nuk ju ndodhet, me dhembet e nje piruni.
I rivendosim serisht ne tenxheren ku i zjeme, shtojme qumeshtin, kripen, arren moskate, gjalpin dhe kaçkavallin e grire duke i perziere shume mire.
*Ruajtja: Ne frigorifer per maksimumi 2 dite ne nje tas hermetik.
Foto nga: http://www.paleoplan.com