Përbërësit
-
800g makarona ravioli
-
250g domate të vogla
-
2 spec i kuq
-
1 kungull i njomë
-
1/2 qepë
-
1 dorë borzilok i freskët
-
150g krem djathi
-
2 thelpinj hudhër
-
vaj ulliri
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
1 djathë mocarela
Udhëzimet
Ravioli me salce specash dhe krem djathi eshte nje pjate tipike verore, aq kremoze dhe e shijshme sa nuk do ta kisha besuar nese nuk do ti kisha provuar vet. Salca e perimeve pregatitet shume thjeshte, madje mund te dyfishoni perberesit dhe me pjesen tjeter mund te pergatisni nje supe fantastike, apo thjesht ta ruani ne akull per nje here tjeter (lexo ne fund te recetes).
Hapat
1
Kryer
|
Parangrohim furren ne 200°C. Pastrojme specat, i heqim farat dhe i presim ne copa. Presim ne copa gjithashtu edhe kungullin, qerojme qepen dhe 2 thelpinjte e hudhrave. |
2
Kryer
|
Perimet e pjekura i kalojme ne mikser bashke me kremin e djathin dhe borzilokun derisa te reduktohen ne krem. Nese salca del shume e trashe, shtojme pak uje. |
3
Kryer
|
Ziejme makaronat ravioli per kohen e treguar ne paketim, zakonisht 5 minuta. Une kam perdorur ravioli me gjize dhe spinaq, por kete recete mund ta pergatisni edhe me makarona me mbushje te tjera apo forme tjeter makaronash, psh tortelini, torteloni etj. |
4
Kryer
|
Bashkojme raviolit me salcen e perimeve apo ja hedhim siper sipas deshire. I shoqerojme me djathin mocarela te copetuar, borzilok te fresket dhe piper te zi te sapobluar. |
5
Kryer
|
Ju ka ngelur salce perimesh dhe nuk dini si ta riperdorni?Zjeni disa makarona te vogla per supe, dhe 1-2 minuta perpara se makaronat te jene gati shtoni salcen e perimeve. Perzijeni mire, rregullojni me kripe, vaj ulliri dhe ja ku ne pak minuta keni nje tjeter vakt shume te shendetshem. Ose ruheni salcen e perimeve ne akull dhe perdoreni nje here tjeter. |