Përbërësit
-
200gr biskota të bluara
-
50gr arra të bluara
-
100ml krem pana për ëmbëlsira
-
100gr gjalp i shkrirëi nxehtë
-
2 lugë gjelle çokokrem
-
2 lugë gjelle arrë kokosi e grirë
-
...për lyerjen nga jashtë:
-
arrë kokosi e grirë
-
copëza çokollate
Udhëzimet
Topthat me çokollatë dhe kokos ose te quajtura ndryshe Bombica, pergatiten ne vetem 5 minuta dhe shoqerojne aq embel kafen e pasdites tuaj! Mbi te gjitha jane pa pjekie, dhe me perberes qe secili prej nesh i ka ne shtepi: biskota, arra, gjalpe, çokokrem dhe arre kokosi te bluar.
Edhe ju, ashtu si une jeni adhurues te arres se kokosit? Provoni te pregatisni edhe Topthat e Kokosit, ose Raffaello.
Hapat
1
Kryer
|
Shkrijme çokokremin tek gjalpi i nxehte duke i perziere te dy perberesit bashke per 30-60 sekonda. |
2
Kryer
|
Ne nje tas shtojme fillimisht perberesit e thate duke i perziere mire: biskotat, arrat dhe kokosin. Ne kete moment shtojme gjithashtu edhe kremin pana dhe perzierjen çokokrem-gjalp. I bashkojme me kujdes me ndihmen e nje luge derisa te na formohet nje mase homogjene. |
3
Kryer
|
Me ndihmen e nje luge, marrim pak nga perberja me çokollate dhe i japim formen sferike duke e rrotulluar ne duar. I kalojme topthat ne kokos te bluar duke i lyer mire nga te gjitha anet. Ne te njejten menyre veprojme edhe me pjesen e mbetur te perberjes dhe sipas deshires mund ti kalojme edhe ne copa çokollate, arra apo biskota te bluara. |