0 0
Shakshuka

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
8 vezë
800 gr domate
2 qepë
2 spec jeshil
2 spec i kuq
4 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz i freskët
1 tufë koriandër e freskët
1 lugë çaji kumin
pak spec i kuq djegës
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 majë luge sheqer
pak djathë i bardhë
per shoqerim kos
kripë

Nutritional information

14 gr
Proteina
23 gr
Yndyrna
20 gr
Karbohidrate
334
Kalori për racion

Shakshuka

Features:
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
  • Vegjetariane
Cuisine:

Shakshuka, eshte nje gatim tipik i Lindjes se Mesme dhe Afrikes se Veriut, e perbere nga nje salce pikante me baze qepe, speca, domate dhe veze, e aromatizuar e gjitha me ereza tipike te ketyre vendeve siç eshte kumini.

  • 40 min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Zakonisht sherbehet ne mengjes e shoqeruar me buke dhe kos (per te neutralizuar paksa shijen e specit djeges), por ne vende si Izraeli sherbehet edhe ne darke.
Per te realizuar kete recete na nevojitet nje tigan i madh me kapak. Ne pamundesi te tij, mjafton ta gatuajme salcen me vete, ta hedhim ne nje tave te pershtatshme per 8 persona (ose tava individuale) dhe ti mpiksim vezet brenda ne furre ne modalitetin gril per rreth 10 minuta ne 200°C.

(Visited 33 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar qepet dhe hudhrat e grira holle derisa te behen transparente. Shtojme specat e kuq dhe jeshil te cilet i kemi prere ne shirita, kripen, specin djeges dhe vazhdojme kaverdisjen derisa specat te zbuten (nevojiten rreth 15 minuta) duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme kuminin pluhur, domatet e grira ne mikser dhe e leme te gjithe salcen te trashet derisa te ngelet pak e lengshme, per rreth 10 minuta.

2
Done

Neutralizojme aciditetin e domateve me pak sheqer, shtojme majdanozin dhe korianderin e grire holle dhe e perziejme mire.

3
Done

Me ndihmen e nje luge te vogel, hapim 8 gropeza te vogla ne salce dhe hedhim ne to vezet. I vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa vezet te mpiksen. E sperkasim ne siperfaqe me djathe te bardhe te therrmuar, me disa gjethe koriander dhe e shoqerojme me kos.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Çikore e tiganisur me domate të thara
next
Supë me këmbë viçi
previous
Çikore e tiganisur me domate të thara
next
Supë me këmbë viçi

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here