Përbërësit
-
...për 4 shtresa kek:
-
250 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
450 gr miell 00
-
300 gr sheqer
-
6 vezëmesatare
-
2 lugë çaji pluhur pjekës
-
2 lugë çaji vanilje
-
1 majë luge kripë
-
blu, jeshile, e verdhë, e kuqe ngjyrues ushqimor
-
...për kremin:
-
1 kg krem djathi
-
400 gr qumësht të kondesuar (Panda)
-
250 gr gjalp në temperaturë ambjenti
Udhëzimet
Përbërësit e shënuar janë për 4 shtresa. Nëse do ta pregatisni tortën me 6 shtresa, shumëzojeni sasinë e secilit përbërës me 1.5!
Hapat
1
Kryer
|
Parangrohim furrën në 180°C. Për tortën do të përdorim një tave të rrumbullaket me hapje me diametër 20 cm, të veshur në bazë me letër furre. Bashkojmë të gjithë përbërësit për kekun, përveç ngjyruesit ushqimor, dhe i rrahim shumë mirë me ndihmën e një mikseri elektrik për 2-3 minuta. |
2
Kryer
|
Peshojmë brumin që na u formua dhe peshën e tij e ndajmë në sa shtresa duam ta ndërtojmë tortën. Në rastin tim, pesha totale e brumit ishte rreth 1,2 kg dhe e ndava në 4 enë të veçanta me nga 300gr secila. Në secilën enë hedhim ngjyrat që dëshirojmë duke i përzierë shumë mirë në mënyrë që brumi të ngjyroset plotësisht. Mos u kurseni me ngjyrat! Sa me shumë të hidhni, aq me intensive do ta dalë ngjyra. E hedhim një enë brumi të ngjyrosur në tavën rrethore dhe e pjekim për 12-15 minuta. Bëjmë gjithmonë provën e shkopit i cili duhet të dali i thatë. |
3
Kryer
|
E heqim me kujdes kekun e pjekur nga forma dhe veprojmë në të njëjtën mënyrë dhe me ngjyrat e tjera. E përsërisim aq herë sa shtresa duam të bëjmë. I lëmë të ftohen ndërkohë që pregatisim kremin: Rrahim për pak sekonda kremin e djathit me qumështin panda dhe gjalpin dhe e fusim në frigorifer derisa shtresat e kekut të jenë ftohur plotësisht. |
4
Kryer
|
Në pjatën e ëmbëlsirave ku do të formojmë tortën vendosim pak krem i cili do të na shërbejë që torta "të ngjitet" tek pjata. Vendosim kekun e parë me ngjyrë (sipas dëshirës) dhe e lyejmë me një shtresë tjetër kremi. Mos përdorni shumë krem midis shtresave pasi pesha e tij do ta bëj tortën që të anojë nga njëra anë dhe të mos qëndroj drejtë. Pas dy shtresave të kekut + kremit, e vendosim tortën në frigorifer për 30 minuta. Më pas vazhdojmë me shtresat e tjera. |
5
Kryer
|
E lyejmë edhe jashtë me një shtresë të hollë kremi, dhe e fusim në frigorifer për 1 orë. E përsërisim këtë proçedurë 3 herë, derisa ta kemi lyer me 3 shtresa kremi. E vendosim në frigorifer deri në momentin e konsumimit. |