0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
400 gr mjedra
250 ml krem pana për ëmbëlsira
150 gr sheqer
1/2 lëng limoni
...për zbukurim:
copëza çokollate
mjedra
krem pana për ëmbëlsira

Vlerat ushqyese të recetës

1 gr
Proteina
42 gr
Karbohidrate
16 gr
Yndyrna
302
Kalori për racion
Akullore me mjedra

Akullore me mjedra

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegane
  • Vegjetariane
  • 25 min
  • Shërbehet per 6 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

  • ...për zbukurim:

Udhëzimet

Share

Akullorja me mjedra, mund te pregatitet lehtesisht ne shtepi me ose pa makinen e akullores. Ne te dyja rastet, rezultati do jete nje akullore kremoze dhe e shijshme si ne dyqanet artizanale. Nese ju kane tepruar mjedra dhe nuk dini çte beni me to, shtojini pana, sheqer dhe leng limoni. Proçeduren ju a tregojme me poshte:

Hapat

1
Kryer

Shpelajme shume shpejt nen uje te ftohte te rrjedhshem mjedrat dhe i vendosim ne mikser bashke me panen, sheqerin dhe lengun e limonit. I perziejme per rreth 1 minute derisa te kemi perftuar nje krem homogjen.

2
Kryer

Kremin e hedhim ne makinen e akullores te cilen e kemi lene minimumi 24h ne akull dhe e perziejme per rreth 20 minuta. E shihni qe akullorja eshte gati kur kremi trashet dhe spatula perzjerese rrotullohet me veshtiresi.
Nese nuk kemi makine akullore, e transferojme kremin e mjedrave ne nje tas dhe e fusim ne akull. E nxjerrim çdo gjysme ore dhe e perziejme, duke e perseritur kete proçedure per 6 apo 7 here. Kjo do te bej thyerjen e kristaleve te akullit qe formohen, duke na dhene nje akullore kremoze.

3
Kryer

Nese perdorim makinen e akullores, e fusim kremin e mjedrave ne akull per te pakten 1 ore perpara se ta sherbejme.

Ne momentin e servirjes, e zbukurojme sipas deshires me mjedra te fresketa, copa çokollate dhe pana te rrahur.

Ne te njejten menyre akullorja behet edhe me luleshtrydhe, fruta pylli apo boronica.

4
Kryer

A E DINIT SE?

Kremi pana perftohet duke skremuar qumeshtin dhe gjendet ne treg me perqindje te ndryshme yndyre. Ato me 10% yndyre perdoren zakonisht per ti dhene shije kafes; ato me 20% yndyre perdoren ne receta te kripura apo per salca; ajo e fresket me 30% yndyre eshte pana qe perdorim ne pastiçeri e cila ka nevoje per rrahje ne menyre qe te transformohet ne krem. Gjate rrahjes se panes per embelsira, duhet te kemi kujdes qe kjo e fundit te kete qendruar minimumi 2 apo 3 ore ne frigorifer, tasi ku do te rrihet te jete i ftohte, po ashtu edhe rraheset e inoksit.

Makarona me salcë pikante
previous
Makarona me salcë pikante
Shishqebap me salmon dhe limona
next
Shishqebap me salmon dhe limona
Makarona me salcë pikante
previous
Makarona me salcë pikante
Shishqebap me salmon dhe limona
next
Shishqebap me salmon dhe limona

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here