Përbërësit
-
...për biskotat
-
160 gr arrë kokosi e grirë
-
100 gr sheqer
-
100 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
2 vezë
-
4 lugë miell 00
-
...për zbukurim
-
50 gr çokollatë e zezë
Udhëzimet
I vetmi përbërës që mund t’iu mungojë në kuzhinë per te pergatitur biskotat me arre kokosi eshte arra e kokosit e grirë (e cila gjendet shumë lehtë në ditët e sotme) ndërsa gjalpi, vezët, sheqeri e mielli normalisht janë pjesë e çdo shtëpie. Mjafton vetëm të ndiqni hap pas hapi recetën dhe do të merrni komplimenta pa fund! Mos harroni të nxirrni gjalpin dhe vezët nga frigoriferi gjysmë ore përpara se të filloni pregatitjen.
Hapat
1
Kryer
|
Përziejmë gjalpin me sheqerin derisa të përftojmë një krem homogjen. Duke vazhduar përzierjen shtojmë me rradhë vezët e rrahura, miellin dhe arrën e kokosit të grirë. Masën e ndajmë në sfera të vogla të cilat i vendosim në tavë të shtruar me letër furre dhe i pjekim në 160°C për 20-25 minuta. |
2
Kryer
|
I nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen plotësisht pa i hequr nga tava. I vendosim në një enë të mbyllur hermetikisht dhe i ruajmë për maksimumi 1 javë. |
3
Kryer
|
Nëse duam të kemi një efekt më të bukur pamor, biskotat i zbukurojmë duke i spërkatur me pak çokollatë të zezë të cilën e kemi shkrirë paraprakisht në banjomari. Çokollatën e marrim me një lugë të vogël dhe e hedhim në mënyrë të çrregullt mbi biskotat e ftohta kur janë akoma në tavë. |
29 komente Fsheh komentet
shumm e mirr provojenii
shume te shijshme
me falni po qa eshte arre kokosi te grire
emine kisha pas deshire shum mem tregu qa o arre kokosi mos o kokos vtem
Ju lutem mund te me thoni se c’fare eshte Pluhur pjekes sepse nuk e di ??????????? Me sa ta krahasoj ose me ke ngjet Pluhuri Pjekes???????????
Ju lutem mund te me ktheni pergjigje
Me respekt Sonila dhe Faleminderit per embelsirta tuaja.
Pluhuri pjekes eshte nje pluhur i cili ngjan per nga pamja me soden e bukes, por sherben per ti fryre embelsirat ne momentin qe ato piqen, pa qene nevoja te vijne paraprakisht.
i bej shume shpesh keto lloj biskotash,dhe mi pelqejne tej mase
pluhur kokosi eshte kokos..
Pluhuri pjekes eshte .Pecive..
Bravo mimo mbreteresh lume ai mashkull qe hane ose do te ushqehet me duart dhe mendjen tuaje krijuse
po cka asht aren e kokosit te ngrir nuk e kuptoj ju lutemi
Anonim, arra e kokosit eshte nje “frut” egzotik qe rritet ne palma. Ndersa arren e kokosit te grire e gjen ne supermarkete te gatshme. Per me shume: http://www.giallozafferano.it/images/prodotti/noce-cocco.jpg
sa duhet ti hidhet miell
po aty e ke te shkruar 4 luge miell
ishin fantastike, i pelqeu gjithe familja
Ishte fantastike pudingu me banane me biskote, ishte nje embelsire shume e mire.
Pudingu me vanilje ishte jashtemase i mrekullueshem.
Per momentin skam leter furre…eshte e domosdoshme???
@Adli, sa here qe nuk ke leter furre, lyeje taven me pak gjalp dhe sperkate me pak miell.
“Biskotat me arre kokosi” ishin shume te mira, por une doja te dija per nje perberes qe eshte shume i perdorur ne embelsira PLUHRI PJEKES, a mund te me tregoni se ku mund ta gjej?
@Marsela, pluhurin pjekes e gjen ne cdo supermarket te tipit Carrefour, Euromax etj.
A mund te piqen edhe pa leter furre?
@Marsela, nese nuk ke leter furre, mund ta lyesh taven ku do te pjekesh biskotat me pak gjalp dhe miell.
Une mendoj qe eshte nje recete shume e shijshme.
Persh.. doja tju pergezoja per recetat dhe per faktin qe i pergj te gjitha pyetjeve tona.. pyetja ime eshte: pse komplimentava te amvisava nuk i ktheni asnjehere pergj? Klm edhe nje here keni pergezimet dhe falenderimet e mia per ndihmen dhe seriozitetin tuaj… flm…
@Anna, te jesh e sigurt qe ne i lexojme te gjitha komentet dhe komplimentet qe na behen ne faqen tone, por duam qe pergjigjet qe ne japim te fokusohen me shume ne pyetjet lidhur me kulinarine. Mgjth u jemi mirenjohes dhe i falenderojme te gjithe ata qe na komplimentojne pasi ne kete menyre na bejne te ecim perpara pavarsisht veshtiresive qe na dalin rruges.
Po patjeter e kam sh te qarte qe i lexoni te gjitha… edhe nje here une ju komplimentoj pasi jeni faqja me serioze qe kam hasur deri tn.. vazhdoni keshtu dhe mos e ndryshoni menyren e punes suaj eshte unike dhe e mbrekullueshme… jam e sigurt qe te gjithe jan ne nje mendje me mua.. pune te mbare ne vijim.. me sh perzemersi…
duhet ti hidhet pluhuri pjekes biskotave me arre kokosi sepse nuk eshte shkruar te receta.
duhet ti hidhet pluhri pjekes dmth sepse nuk e keni percaktuar???
Rrafja behet normalisht apo me makineri