Përbërësit
-
150 gr miell 00
-
150 gr çokollatë e zezë
-
100 gr sheqer
-
100 gr gjalpë i ftohtë
-
100 gr lajthi të bluara
-
1 e verdhë veze
-
1 majë luge kripë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Grijmë në mikser 50 gr çokollatë derisa të bëhet pluhur. E bashkojmë me miellin, lajthitë, sheqerin, kripën, të verdhën e vezës dhe gjalpin e ftohtë të prerë në copa të vogla. E punojmë brumin mirë me dorë. Në fillim duket sikur nuk lidhet, por ngrohtësia e duarve e shkrin gjalpin dhe të gjithë përbërësit bashkohen shumë mirë me njëri tjetrin. |
2
Kryer
|
Formojmë një sferë të madhe me brumin dhe e mbledhim me qese transparente. E vendosim në frigorifer për 30 minuta. Pas kësaj, e hapim me okllai duke formuar kështu një petë me trashësi rreth 3mm. E presim me forma sipas dëshirës dhe i pjekim biskotat në 180°C për 7-10 minuta. I lëmë të ftohen plotësisht përpara se ti zbukurojmë me çokollatë të shkrirë (100 gr). |