0 0
Rolè me pulë, gjizë dhe proshutë spek

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Rolè me pulë, gjizë dhe proshutë spek

  • Mesatare

Udhëzimet

Share

Kjo eshte nje menyre shume e shijshme dhe e vecante e gatimit te mishit te pules, e cila nga ana tjeter ka dhe nje pamje teper ndjellese. Mund ta shijoni te ngrohte apo ne temperature ambjenti, shoqeruar nga nje garniture patatesh ne furre apo te ziera.

Perberesit per 3 rolè

  • 3 gjokse pule (rreth 450gr)
  • 350gr gjize pa kripe (rikota)
  • 200gr spinaq
  • 20 feta proshute spek
  • 2 gjethe dafine
  • vaj ulliri
  • kripe

Si fillim, pervlojme spinaqin ne uje me pak kripe, e leme te ftohet dhe e shtrydhim nga uji i tepert.

Presim ne kubik gjokset e pules dhe i bashkojme me rikoten, spinaqin e prere holle, pak kripe duke i perziere mire derisa masa te homogjenizohet.

Ne tavolinen e punes vendosim 6-7 feta proshute spek te prera holle, duke i mbivendosur paksa njera siper tjetres. Ne kete menyre kemi formuar bazamentin e rolèse, mbi te cilin hedhim 1/3 e perberjes se mesiperme dhe e rrotullojme me kujdes. Ne te njejten menyre pregatisim edhe rolète e tjera.

I vendosim me kujdes rolète ne nje tave te lyer me pak vaj ulliri, shtojme gjethet e dafines te ndara ne copa dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 35-40 minuta te mbuluar me leter alumini te cilen e heqim vetem 10 minutat e fundit qe te marre ngjyre ne siperfaqe.

E leme te ftohet ne temperature ambjenti, e presim ne feta dhe e sherbejme shoqeruar me patate furre.

Pulë me domate dhe speca (Pollo al Chilindrón):
previous
Pulë me domate dhe speca (Pollo al Chilindrón):
Mafins me copëza çokollate
next
Mafins me copëza çokollate
Pulë me domate dhe speca (Pollo al Chilindrón):
previous
Pulë me domate dhe speca (Pollo al Chilindrón):
Mafins me copëza çokollate
next
Mafins me copëza çokollate

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here