0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

1 kg pjeshkë të pjekura mirë
400 gr sheqer
1 lëkurë e grirë limoni

Nutritional information

0 gr
Proteina
0 gr
Yndyrna
9 gr
Karbohidrate
34
Kalori për 2 lugë çaji reçel
Reçel pjeshke

Reçel pjeshke

Reçeli i pjeshkës është një nga recetat më të njohura të konservave dhe si i tillë mund të shijohet në çdo stinë.

Pregatitja e tij është fare e thjeshtë, për këtë arsye mund të mbushni disa kavanoza të cilët do ti konsumoni gjatë stinës së dimrit, veçanërisht në mëngjes të lyera mbi feta buke të thekura me gjalp. Ne do t’iu japim recetën e reçelit klasik dhe disa këshilla praktike për të përfituar një reçel unik dhe tepër të shijshme.

  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Parapregatitje: Vendosim një pjatë të vogël në akullin e frigoriferit e cila do të na nevojitet për provëzën.

 

(Visited 10 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Si fillim lajmë pjeshkët, i thajmë me letër kuzhine, qërojmë lëkurën, heqim bërthamën dhe i presim në copa të vogla. I bashkojmë me sheqerin, me lëkurën e limonit dhe i vendosim në një tenxhere të thellë (jo alumini) në zjarr të ngadaltë duke i përzierë shpesh. Në varësi të llojit të pjeshkë, koha e pregatitjes varion nga 1 orë deri në 1 orë e gjysmë. Për të provuar që reçeli është bërë siç duhet, bëjmë provën e pjatës që kemi vendosur në akull: hedhim mbi të një lugë të vogël reçel, e lëmë për disa çaste të ftohet dhe e anojmë pjatën nga njëra anë. Nëse reçeli nuk bie dhe qëndron kompakt atëherë ka arritur trashësinë e duhur dhe receta jonë është gati.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

Featured Image
previous
Sterilizimi i kavanozëve dhe vazove
Featured Image
next
Oktapod në verë të kuqe
Featured Image
previous
Sterilizimi i kavanozëve dhe vazove
Featured Image
next
Oktapod në verë të kuqe

4 Comments Hide Comments

pershendetje, sa eshte masa e ujit per nje kg pjeshk ju lutem po pres pergjigje tani sepse jam duke gatuar kete recet tuajen.flm

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here