0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për 8 qofte:
400 gr fasule të kuqe
1 qepë e vogël
1 thelpi hudhër
5 lugë gjelle tërshërë petë
2 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle salcë soje
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
1 lugë çaji kumin
pak spec i kuq djegës
kripë
vaj ulliri

Nutritional information

10 gr
Proteina
12 gr
Yndyrna
31 gr
Karbohidrate
254
Kalori për 2 qofte/për person
Qofte me fasule të kuqe

Qofte me fasule të kuqe

Shumë të shijshme, dhe akoma më shumë të shëndetshme!

Features:
  • Pa laktozë
  • Vegane

Duke qenë se kisha disa fasule të hapura para ca ditësh, dhe familja sot më kërkoj qofte, bëra variantin vegan të tyre me fasule të kuqe (dmth bëra edhe qoftet me mish viçi të grirë edhe këto). Janë super të thjeshta, dhe sdo ndiheni në faj nëse hani edhe pak më shumë.

  • 90 Min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

  • ...për 8 qofte:

Directions

Share

 

 

(Visited 87 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Presim shumë hollë qepën dhe hudhrën dhe i kavërdisim në pak vaj ulliri në zjarr të ulët derisa të zbuten. Fasuleve i kullojmë lëngun e konservimit, por pa i shpëlarë dhe i shtypim me pirun. I hedhim në tas, shtojmë qepën e zbutur, tërshërën, miellin dhe të gjitha erëzat me rradhë. E punojmë shumë mirë brumin me dorë dhe e lëmë të pushojë për minimumi 1 orë. Sa më shumë ta lëmë të pushojë brumi, aq me i shijshëm bëhet.

2
Done

Hedhim pak vaj ulliri në një tigan dhe e ngrohim fort, vendosim qoftet dhe e ulim zjarrin në minimum, duhet të gatuhen 10 minuta nga secila anë, kështu që llogariteni vet. I shërbejmë me pak sallatë jeshile dhe vakti është i plotë!

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Rizoto me kungull
next
Tost me krem avokado dhe kërpudha
previous
Rizoto me kungull
next
Tost me krem avokado dhe kërpudha

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here