0 0
Biskota me miell orizi

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
200 gr miell orizi
60 gr sheqer
75 gr gjalp i shkrirë
1 vezë
1 majë luge kripë
1 lëkurë e grirë limoni
për lyerje sheqer
për lyerje kakao

Vlerat ushqyese të recetës

0,5 gr
Proteina
1 gr
Yndyrna
6 gr
Karbohidrate
39
Kalori për biskotë

Biskota me miell orizi

Një lloj tjetër biskotash, ato me miell orizi!

Të lehta, të shijshme dhe mbi të gjitha tepër të tretshme për personat që kanë probleme me stomakun, sepse ky miell nuk përmban gluten

Karakteristikat::
  • Pa gluten

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Këto biskota jane një alternativë shumë e mirë për një mëngjes të shëndetshëm shoqëruar me një gotë qumësht dhe fruta të freskëta. Por kujdes! Nuk duhet ti piqni më shumë se koha e rekomanduar në këtë recetë, edhe pse të sapo dala nga furra mund të duken të buta, por mielli i orizit ka vetinë të forcohet pas disa orësh.

Hapat

1
Kryer

Në një enë të thellë rrahim vezën me sheqerin derisa të formohet një përbërje kremoze, shtojmë gjalpin e shkrirë, kripën, lëkurën e limonit dhe vazhdojmë rrahjen me pirun edhe për disa çaste.

2
Kryer

Përbërjes i shtojmë miellin e orizit dhe brumin e punojmë me duar në tavolinën e punës të pudrosur me miell. E ndajmë në katër pjesë dhe me secilën prej tyre formojmë një cilindër rreth 10cm me diametër jo më të madh se 2cm. I mbështjellim me letër transparente të katërt cilindrat dhe i vendosim në frigorifer për të paktën gjysmë ore.

3
Kryer

Pas kësaj, i kalojmë cilindrat në pak sheqer të përzierë me kakao dhe i presim në copa të vogla me gjatesi 1 - 1.5cm të cilat i vendosim në tavë të shtruar me letër furre.

Biskotat i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 10-12 minuta.

Makarona spageti me limon në shportë alumini
previous
Makarona spageti me limon në shportë alumini
Bizele me pançetë në tigan
next
Bizele me pançetë në tigan
Makarona spageti me limon në shportë alumini
previous
Makarona spageti me limon në shportë alumini
Bizele me pançetë në tigan
next
Bizele me pançetë në tigan

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here