Përbërësit
-
4 (ose 8 të vogla) pite gruri
-
200 gr djathë guda i grirë
-
2-3 domate
-
pak sallatë jeshile
-
...për salcën me mish të grirë:
-
500 gr mish i grirë viçi
-
1 qepëe kuqe ose e bardhë
-
1 thelpi hudhër
-
1 spec i kuq djegës
-
1 spec i kuq
-
300 gr fasule të kuqetë ziera
-
200 gr misër i zierë
-
200 gr salcë domatesh
-
250 ml lëng mishi
-
1 lugë çaji koriandër pluhur
-
1 lugë çaji kumin
-
1/2 luge çaji piper i zi i sapobluar
-
disa gjethe koriandër e freskët
-
1 lugë çaji sheqer
-
vaj ulliri
-
kripë
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Kavërdisim mishin e grirë në pak vaj ulliri, e kriposim dhe e gatuajmë në zjarr mesatar-të lartë për rreth 10 minuta derisa të ketë ndryshuar ngjyrë. E lëmë mënjanë të mbuluar në mënyrë që të mos thahet. |
2
Kryer
|
Presim hollë qepën, hudhrën, specin e kuq dhe specin djegës dhe i kavërdisim në të njëjtin tigan në vaj ulliri derisa të zbuten, por jo të marrin ngjyrë. I japim shije me kripë, sheqer, piperin e zi, koriandër dhe kumin. Hedhim një garuzhde lëng mishi (ose lëng të pregatitur me koncentratë, apo thjeshtë ujë) dhe presim derisa të avullojë uji i tepërt. Shtojmë mishi e grirë, salcën e domateve, lëngun e mbetur dhe e gatuajmë salcën në zjarr të ulët për 50 minuta - 1 orë duke e përzierë herë pas here. Nëse salcat thahet tepër, shtojmë edhe pak lëng mishi apo ujë. |
3
Kryer
|
Shtojmë së fundi edhe fasulet dhe misrat të kulluar nga lëngu i konservimit dhe e përziejmë mirë. I japim shije me pak koriandër të freskët të grirë hollë dhe e lëmë mënjanë të ftohet për disa minuta. |
4
Kryer
|
Pregatisim burritotVendosim në tavolinën e punës pitet dhe i mbushim me pak salcë me mish të grirë, djathë të grirë, domate dhe pak sallatë. Mbyllim fillimisht anësoret e pites, më pas pjesën poshtë e sipër duke formuar kështu një katror. Duhet të kemi kujdes që mbushja të qëndrojë plotësisht brenda. E vendosim burriton në një tigan (me pjesën e palosur poshtë) në zjarr të ulët dhe e lëmë per 3-4 minuta. Ky proçes shërben që anët e burritos të ngjiten e mbushja të mos dali jashtë. E kthejmë nga ana tjetër edhe për disa minuta të tjera. E lëmë të ftohet pak dhe e presim përgjysmë. |