Përbërësit
-
...për bazën:
-
200 gr biskota Digestivelloj biskote, si alternativë mund të përdorni çdo lloj biskote që ju pëlqen
-
100 gr gjalp i shkrirë
-
50 gr lajthi të bluara
-
...për shtresën e kremit:
-
600 gr krem djathi
-
500 gr Quark (salcë kosi e ëmbël)
-
200 ml krem pana për ëmbëlsira
-
200 gr sheqer
-
3 vezë
-
2 lugë gjelle miell
-
1 lugë gjelle niseshte
-
1 pako të vogël sheqer vanilje
-
...për shtresën e sipërme:
-
500 gr fruta pylli të ngrira
-
200 ml ujë
-
2 lugë gjelle xhelatinë pluhur
-
2 pako të vogla sheqer vanilje
Udhëzimet
Kur behet fjale per nje embelsire te lehte, te fresket dhe qe nuk njeh stine, besoj se ju shkon ne mendje direkt cheesecake-u ose torta me krem djathi. Sot po ju propozoj ate me fruta pylli me pjekie e cila do tju bej per vete jo vetem me ngjyren fantastike, por mbi te gjitha me shijen e embel e gjtheperfshirese!
Nese jeni fans te cheesecake-ut, ne ju sugjerojme edhe:
Cheesecake me luleshtrydhe dhe limon jeshil
Hapat
1
Kryer
|
Formojme bazen e cheesecake-ut duke therrmuar biskotat dhe duke i reduktuar ne pluhur. I bashkojme me lajthite e bluara shume imet dhe gjalpin e shkrire. |
2
Kryer
|
Bashkojme te gjithe perberesit kremoz: kremin e djathit, salce e kosit te embel (Quark) dhe kremin pana per embelsira. Shtojme sheqerin, sheqerin vanilje, niseshten, miellin dhe e rrahim kremin me ndihmen e nje mikseri per 2-3 minuta. Shtojme se fundmi edhe vezet dhe vazhdojme rrahjen derisa masa e formuar te rezultoje homogjene. |
3
Kryer
|
Nderkohe kemi parangrohur furren ne 170°C. E pjekim cheesecake-un per rreth 45 minuta derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe. |
4
Kryer
|
Pregatisim shtresen e siperme: vendosim ne nje tenxhere te vogel frutat e pyllit te ngrira, shtojme ujin, sheqerin vaniljen, xhelatinen dhe i gatuajme ne zjarr te ulet per rreth 5 minuta derisa te na jete formuar nje salce e trashe. |
5
Kryer
|
Kur cheesecake-u te jete pjekur, e nxjerrim nga furra dhe e leme te pushoje per 10-15 minuta ne temperature ambjenti. Vellimi i tij do te ulet pak, por kjo eshte normale. |