0 0
Fasule me perime

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
250 gr fasule të bardha
1 degë selino
2 qepë e njomë
1 karrota
1 spec jeshil
1 kungull i njomë
200 ml salcë domatesh ose 2 domate të kaluara në mikser
1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
1 lugë gjelle majdanoz i freskët
1 lugë gjelle kopër e freskët
4 lugë gjelle vaj ulliri
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

16 gr
Proteina
14 gr
Yndyrna
43 gr
Karbohidrate
354
Kalori për racion

Fasule me perime

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
  • Vegane
Kuzhina::

Kur jashtë është ftohtë, e vetmja gjë që dua është një pjatë e ngrohtë me fasule shoqëruar me bukë të thekur, turshi dhe djathë të bardhë. Dhe kur këtë pjatë e konsumon pa bërë naze e gjithë familja, bën pjesë tek ato receta që gatuhen të paktën një herë në javë!

  • 60 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Përveçse mjaft e shëndetshme sidomos për fëmijët, të cilët përpos vlerave të shkëlqyera të fasuleve (mbi të gjitha proteina bimore), marrin edhe vitaminat e perimeve “të maskuara” brenda në gjellë, ky gatim nuk do të rëndojë as xhepin tuaj. Sigurisht që mund ta personalizoni recetën sipas preferencave të familjes suaj, por perimet që ne i kemi shtuar më poshtë, i japin kësaj gjelle dimërore shijen maksimale!

Hapat

1
Kryer

Fasulet duan një kohë të gjatë për tu zierë, për këtë arsye i vendosim një natë përpara në një enë me ujë të ftohtë dhe një majë luge sodë buke. Nëse fasulet janë të reja, nuk është e nevojshme zbutja e tyre në ujë.
I ziejmë fasulet në ujë pa kripë për rreth 30 minuta. I derdhim ujin e parë dhe i lëmë mënjanë.

2
Kryer

Në tenxheren ku do të gatuajmë fasulet, kavërdisim në zjarr mesatar në vaj ulliri qepën e njomë, selinon, karrotën, specin jeshil dhe kungullin e njomë të prera sipas dëshirës derisa të zbuten (2). Shtojmë salcën e domateve ose domatet e kaluara në mikser dhe vazhdojmë përzierjen edhe për pak minuta (3).

3
Kryer

Shtojmë fasulet (4), rreth 1.5l ujë dhe i ziejmë të gjitha bashkë për 1-1.5 orë në zjarr të ulët. Unë preferoj tenxheren me presion, e cila e redukton kohën e gatimit në 30 minuta. Shtojmë pak spec të kuq të ëmbël, majdanoz, kopër, e rregullojmë me kripë (5) dhe i ziejmë akoma edhe për 10 minuta derisa e gjitha të marrë shije. Nëse shohim që ka shumë ujë, vazhdojmë zierjen derisa të arrijmë trashësinë e dëshiruar.

E shërbejmë të spërkatur me pak vaj ulliri në sipërfaqe.

4
Kryer

Ruajtja:

Në frigorifer, në një tas të mbyllur hermetikisht për maksimumi 3 ditë.

Ëmbëlsirë me mollë “me thërrime brumi”
previous
Ëmbëlsirë me mollë “me thërrime brumi”
Gjellë me bizele, patate dhe karrota
next
Gjellë me bizele, patate dhe karrota
Ëmbëlsirë me mollë “me thërrime brumi”
previous
Ëmbëlsirë me mollë “me thërrime brumi”
Gjellë me bizele, patate dhe karrota
next
Gjellë me bizele, patate dhe karrota

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here