0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
4 fileto gjel deti
1 lëng portokalli
1/2 limon jeshil (lëngu)
1/2 limon jeshil (lëkura)
1/2 luge çaji mjaltë
100 ml krem pana për gatim
1 lugë çaji xhinxher pluhur
1 lugë çaji hudhër pluhur
1 degë trumëz
2 lugë gjelle gjalp
pak miell
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

14 gr
Proteina
29 gr
Yndyrna
5 gr
Karbohidrate
340
Kalori për person
Fileto gjeli deti në salcë agrumesh dhe mjaltë

Fileto gjeli deti në salcë agrumesh dhe mjaltë

Në këtë recetë, fileto e gjelit të detit kombinohet shkëlqyeshëm me aciditetin e agrumeve (lëng portokalli dhe lime) dhe ëmbëlsinë e mjaltit.

  • 35 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Unë e preferoj shume gjelin e detit, sepse është një nga mishrat më të ushqyeshëm, më të tretshëm dhe më me pak yndyrë.

Hapat

1
Kryer

Filetot e gjelit të detit i rrahim shumë mirë dhe i kalojmë në miell. I skuqim lehtësisht në gjalpë derisa të marrin ngjyrë nga të dyja anët. I kriposim, piperosim dhe i vendosim në një pjatë të mbuluara.

2
Kryer

Në të njëjtin tigan pregatisim salcë e agrumeve: bashkojmë lëngun e portokallit me lëngun e limonit jeshil, lëkurën e tij, mjaltin, panën për gatim, xhinxherin dhe hudhrën pluhur dhe trumëzën. Sapo salca të fillojë të ziejë, shtojmë filetot e gjelit detit, e ulim zjarrin në minimum, i vendosim kapakun dhe i lëmë të gatuhen avash avash (do duhen rreth 15-20 minuta). Shtojmë disa lugë ujë nëse është e nevojshme. I servirim filetot me salcën e vet.

Sallatë me panxhar dhe kos
previous
Sallatë me panxhar dhe kos
Fileto dreri në tigan
next
Fileto dreri në tigan
Sallatë me panxhar dhe kos
previous
Sallatë me panxhar dhe kos
Fileto dreri në tigan
next
Fileto dreri në tigan

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here