Përbërësit
-
...per kekun
-
120g çokollatë e zezë
-
225g gjalp
-
4 vezë
-
150g sheqer
-
300g miell
-
1 pako sheqer vanilje
-
1 lugë çaji kanellë
-
1/4 lugë çaji xhinxher pluhur
-
1/4 lugë çaji karafil pluhur
-
një majë luge kardamom pluhur
-
3 lugë gjelle kakao
-
2 lugë çaji pluhur pjekës
-
50ml qumësht
-
...për glazurën:
-
150g çokollatë me qumësht
-
50ml krem pana për ëmbëlsira
-
për zbukurim marshmallou
Udhëzimet
E keni parasysh aromen e kekut me çokollate (çokollate jo kakao!) qe mbush te gjitha shtepine kur piqet? Shtoni ketu edhe aromen e kanelles, karafilit, kardamomit dhe xhinxherit pluhur… Ky kek eshte nje shperthim shijesh ne goje, duke i shtuar ketu edhe butesin e marshmellou dhe embelsine e çokollates me qumesht per glazuren. Ja sa e thjeshte eshte receta:
Hapat
1
Kryer
|
Parangrohim furren ne 180°C. Lyejme formen e kekut me gjalp dhe miell. |
2
Kryer
|
Shkrijme çokollaten e zeze me gjalp dhe e leme te ftohet. |
3
Kryer
|
Rrahim vezet me sheqerin dhe vaniljen derisa te perftojme nje krem te bardhe voluminoz. Shtojme çokollaten e shkrire me gjalpin dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak minuta. |
4
Kryer
|
Perziejme miellin me erezat, kakaon dhe pluhurin pjekes duke ja shtuar me pas vezeve te rrahura me çokollaten dhe gjalpin. Se fundmi, shtojme edhe qumeshtin derisa te perftojme nje brume te lemuar dhe pa kokerriza. |
5
Kryer
|
Hedhim brumin ne formen e kekut, e perhapim njetrajtesisht dhe e pjekim ne furre te parangrohur per 30-40 minuta duke bere gjithmone proven e shkopit per te pare nese eshte pjekur ne brendesi. |
6
Kryer
|
Nxjerrim kekun nga forma, e leme te ftohet pak nderkohe qe pergatisim glazuren: presim holle çokollaten me qumesht dhe e shkrijme duke e perziere me panen. E leme te ftohet perpara se tja hedhim kekut siper dhe ta dekorojme me marshmellou te vogla. Perpara se ta sherbejme kekun, e leme qe kuvertura te ftohet plotesisht dhe te ngrije. |